Saimir Tahiri: 3 vite burg
kush vret kafshët/ Projektligji 

Saimir Tahiri: 3 vite burg<br />kush vret kafshët/ Projektligji <br>
Deputeti i Partisë Socialiste Saimir Tahiri ka paraqitur një projektligj të ri në Kuvend për ndryshime në Kodin Penal.

Ish ministri i Brendshëm kërkon që të rritet masa e dënimit për personat që kapen me sasi të mëdha droge. Tahiri propozon që për sasi të vogël droge, dënimi të jetë deri në 5 dhe 7 vite burg, ndërkohë që për trafik ndërkombëtar droge, dënimi të jetë 15 deri në 20 vite.

Saimir Tahiri kërkon dënime të ashpra për ata që vrasin kafshët. Ai ka propozuar dënim deri në 3 vite burg për vrasjen e kafshëve dhe shitjen e lëkurës së tyre.

Ish ministri I Brendshëm ka propozuar gjithashtu edhe dënime më të rënda për aksidentet rrugore me vdekje, si dhe për aksidentet me pasojë plagosjen e rëndë.

Deklarata e Tahirit

E para, duke u nisur nga fenomene të njëpasnjëshme të dhunës kundër kafshëve. E pashë me vend që të  propozoj disa ndryshime në Kodin Penal për të ndaluar njëherë e mirë fenomenet e dhunës që nuk kanë të bëjnë vetëm me kafshët, e theksoj këtë. Kanë të bëjnë me dhunën në tërësi.

Ai që dhunon një kafshë sot, nesër dhunon patjetër një familjar, pastaj do të bëhet patjetër rrezik për shoqërinë, kjo nga njëra anë. Nga ana tjetër, kam rikujtuar për parlamentin, propozimet që janë bërë një vit më parë për disa ndryshime lidhur me kultivimin dhe trafikimin e drogës. Është vetëm Shqipëria vendi ku lejohet që të dënohet njëlloj si ai që kapet me  një gram hashash dhe ai që kapet duke trafikuar tonelata. Si ai që kultivon dhjetë rrënjë hashash dhe si ai qytetari i republikës në një zonë të thellë, si ai tjetri që kultivon hektarë të tëra dhe këta dënohen njëlloj.

Kjo deri më sot ka shërbyer për gjykatën si një mënyrë për të pasur më shumë padrejtësi dhe për të pasur më shumë korrupsion duke dënuar ata që nuk kanë mundësi dhe duke lëshuar nga duart e drejtësisë ata që kanë mundësi të korruptojnë gjykatat.

Dhe po kështu disa ndryshime të tjera që kanë të bëjnë me kodin rrugor. Kam menduar që t’ia rikujtoj parlamentit të gjitha këto ndryshime në Kodin Penal, sepse unë besoj që organet ligjzbatuese nga njëra anë dhe drejtësia nga ana tjetër e kanë të pamundur dhe pa mjete të bëjnë drejtësinë ashtu siç duhet, për shkak se mungon ndryshimi i duhur në Kodin Penal dhe në legjislacion në tërësi. Unë shpresoj që Parlamenti të dalë nga heshtja pas më shumë se sa një vit dhe t’i marri në shqyrtim këto ndryshime në Kodin Penal pa pritur më shumë kohë.

Ne nuk na falet si shoqëri që të kemi ende dhunë ndaj kafshëve që nesër pastaj kthehet në dhunues ndaj familjeve dhe shoqërisë, ashtu siç nuk na falët më të ketë një drejtësi ndryshe për ata që nuk kanë mundësi dhe një drejtësi ndryshe për ata që arrijnë ta korruptojnë gjykatën.

Ndaj unë shpresoj që kjo do të shërbej si një debat i nevojshëm edhe për shoqërinë, por mbi të gjitha edhe për Shqipërinë, sot dhe nesër me më shumë drejtësi për ne dhe për fëmijët tanë në tërësi.

 

dy.b/shqiptaraj.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët