Saimir Tahiri: Basti ynë mbetet
25 Qershori

Saimir Tahiri: Basti ynë mbetet<br />25 Qershori
Në një takim të zhvilluar me banorë të Njësisë 2, kryetari i PS-së në Tiranë premtoi se PS-ja në një mandat të dytë qeverisës e vetme do të zgjidhë gjithë problematikën me pronat, hipotekat e legalizimet.

Në fjalën e tij Tahiri deklaroi se vota merr vlerë vetëm nëse shkon për partinë socialiste.

“Nëqoftëse ka një parti dhe një qeveri që mund të mbyllë në katër vitet e ardhshme çdo histori me pronat, me titujt e pronësisë, me certifikatat e pronësisë, me hipotekat, me legalizimet  është vetëm qeveria e Partisë Socialiste.E nëqoftëse kjo familja që kërkon legalizimin që s’e ka marrë prej shumë vitesh është mësuar të votojë historikisht Partinë Demokratike shpjegojani që vota për PD-në nuk të vlen më për asgjë.

Është investim me vlerë zero. Sot nuk na duhet më të votojmë për “flamujt” e partive. Sot nuk duhet më të votosh me tifozllik. Sot nuk i duhet më njeriu të shkojë qorrazi mbas një partie apo një tjetre. Sot shqiptarët duhet të votojnë për hallet e tyre, për ata që do punojnë t’i zgjidhin këto halle. Sot duhet të votojnë shqiptari për shqiptarin dhe të gjithë bashkë për Shqipërinë. Ky është basti ynë në datën 25
”, u shpreh Tahiri.
 
Ndërkohë Tahiri i ka bërë ftesë çdo zgjedhësi të mos e shes votën në 25 Qershor për të shmangur një pazar 4-vjeçar, që sipas tij do të vijojë më tej.
 
 
“Në datë 25 shfrytëzoje mundësinë që atë ditë të votosh për atë që do punojë për ty, jo për ata që do punojnë për vete. Në datë 25 shpjegoja njerëzve dhe shfrytëzo çdo ditë nga sot deri në datë 25 për të bindur këdo.
 
Se nëqoftëse je familja që kërkon legalizimin na ndihmo më shumë, na beso më shumë ne, voto Partinë Socialiste që të bëjë më shumë legalizime. Nëqoftëse të duhet hipoteka e shtëpisë, nëqoftëse të duhet rruga para derës së shtëpisë, nëqoftëse do një të ardhme më të mirë për fëmijën, nëqoftëse do punë sipas meritës, nëqoftëse do ekonomi më të fortë për familjen tënde, nëqoftëse do mirëqenie, nuk ka asnjë alternativë tjetër dhe nuk mund të bësh as pazar dhe as të votosh qorrazi.

Në datë 25 ka vetëm një alternativë. Ndaj miqtë e mi shkoni bindni këdo njihni. Flisni me këdo njihni. Kapini përdore dhe më datë 25 të shkojmë të gjithë bashkë te kutia e votimit, sepse më datë 25 ka vetëm një alternativë dhe kjo është Partia Socialiste e Shqipërisë
”, theksoi kryesocialisti i Tiranës.
 


Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi