TIRANE-  Saimir Tahiri deputeti i Partisë Socialiste kërkon shkarkimin e zv/drejtorit të policisë së Tiranës Breçanin pas publikimit në media të postimit të tij në facebook ku deklaronte Edvin Rama është një Enver, një Hitler i dytë, dhe për këtë, e gjithë rinia duhet të angazhohet për ta rrëzuar. Madje ai shtonte "Na pri Sali Berisha të shembim diktaturën”
 
Shkarkoni Brecanin!
Ne ka mbetur nje gram pergjegjshmeri ndaj shtetit ligjor, nje gram respekt ndaj qytetareve taksapagues, nje gram mirnjohje ndaj punonjesve te ndershem te policise se shtetit, shkarkoni Brecanin!
Shiheni ne foto, i njejti ka qene dhe i njejti eshte. Militant prane Saliut ateher, po njelloj sot.
Vetem ne kemi ndryshuar! Vendi dhe qytetaret kane ecur shume, vetem ky dhe ca te tjere bashke me Saliun, kane mbetur ne vend.
Kunder ketyre ishte klithma e qytetareve me vote shkaterruese! Kunder modelit te militantit te verber ndaj klanit dhe prijsit!
Prandaj nuk vlejne me as per ti konsideruar.
Por shkarkojeni per te treguar se shteti, ligji, pergjegjshmeria publike perball qytetareve, jane principe qe vlejne pavarsisht se kush qeveris.
Dhe nqs nuk e shkarkoni dot, dilni publikisht dhe motivoni heshtjen!

saimir tahiri

(Foto: Postimi i Saimir Tahirit)

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)