Sako në takim me maturantët: Do hapim konkursin ndërkombëtar për stadiumin e Durrësit, do jetë qendër moderne gjthpërfshirëse për të rinjtë

“Qyteti i Durrësit do të ketë një stadium të ri, në të cilin do të ketë edhe shumë mjedise të reja gjithpërfshirëse në funksion të të rinjve”.  Kështu është shprehur kryebashkiakja dhe kandidatja e Partisë Socialiste për bashkinë Durrës Emiriana Sako në takimin e zhvilluar me maturantë dhe të rinj të shkollës së mesme “Gjergj Kastrioti” që votojnë për herë të parë. Në këtë takim kryebashkiakja Sako shoqërohej edhe nga deputetja e Partisë Socialiste Klodiana Spahiu.

Në fillim të takimit kryebashkiakja Sako është shprehur se me vjen mirë që tashmë kanë nisur punimet për ndërtimin e godinës se re të shkollës “Gjergj Kastrioti”, pasi edhe vetë kam mësuar në këtë shkollë, e cila është një nga dy shkollat më të mira të qytetit”.  Ajo ka renditur disa nga projektet më të rëndësishme që vijnë në shërbim të nxënësve, maturantëve si dhe gjithë të rinjve të qytetit. Ndër më  të rëndësishmit, Sako ka përmendur projektin për stadiumin e ri, ku bashkë me stadiumin do të krijohen edhe shumë mjedise të tjera në mënyrë që aty të ketë një qendër gjithpërfshirëse për të rinjtë, si salla për argëtimin e tyre dhe bibliotekë.  Nëpërmjet Këshillit Vendor Rinor, maturantët e Durrësit, nëpërmjet personave që kanë zgjedhur vetë, janë bërë pjesë e përcjelljes së zërit dhe interesave të tyre në bashki. 

Prej vitesh bashkia financon nxënësit ekselentë me bursa dhe fituesit e olimpiadave kombëtare, por tashmë bashkia, në buxhetin e këtij viti, ka marrë vendimin për zgjerimin e fashës së nxënësve përfitues ku do të futen edhe ata të arsimit 9-vjeçar deri në klasën e pestë. 

Parku “Vala” është një tjetër projekt i rëndësishëm ku do të ketë mjedise të reja sportive dhe argëtimi për fëmijët dhe të rinjtë. Puna ka filluar në lagjen 18 dhe pas përfundimit, aty do të ketë fusha të reja për sporte të ndryshme, si basketboll, minifutboll, volejboll, tenis etj. Në këtë pikë, po punohet për rehabilitimin e të gjitha terreneve sportive në njësitë administrative të bashkisë. 

Kryebashkiakja Sako ka folur edhe për investimet që janë kryer në parqet, shtimin e hapësirave të gjelbra dhe mbjelljen e pemëve. Lulishtja pranë mauzoleut të dëshmorëve ka përfunduar dhe tashmë aty kemi një hapësirë shplodhëse më të mirë për të gjitha moshat, ndërkohë që po punohet për rehabilitimin e lulishtes në lagjen 17. Në shëtitoren “Taulantia” janë mbjellë 1000 pemë të reja, por brenda mandatit 4-vjecar synohet që të mbillen 10 mijë pemë të reja në total. 

Një qendër e re rinore multifunksionale do të ndërtohet brenda këtij viti në hapësirën mes pallateve të bashkisë në lagjen 17, ndërkohë që aktualisht po punohet për rikonstruksionin e Qendrës Kulturore të Fëmijëve. Edhe në këtë qendër, punimet e së cilës përfundojnë pas 2 muajsh, do të ketë mjedise tërësisht të reja për zhvillimin e kurseve të ndryshme për nxënësit me aftësi të mira në fusha të caktuara të arsimit, kulturës dhe arteve.


Lajmi kryesor:

Dita e 8-të e fushatës/ Kandidatët ‘derë më derë’, shtrëngojnë duart me qytetarët dhe bëjnë premtime


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë