Prej muajsh mjekët, infermierët dhe punonjës të personelit mjekësor çdo ditë janë duke u përballur me luftën kundër COVID-19 në mbarë botën, në përpjekje për të shpëtuar të tjerët ata jo rrallëherë kanë sakrifikuar shëndetin e vet.
Që nga fillimi i pandemisë hera-herës kemi parë fotografi të publikuara në rrjete sociale që tregojnë sa humanitetin aq edhe lodhjen e mjekëve.
Në foton e mësipërme paraqitet, Aurora Tocco 22 vjeçarja e rraskapitur, është fotografuar në timonin e ambulancës, pas tetë orësh pritje për të hyrë në dhomën e urgjencës së spitalit Villa Sofia në Palermo, me një nga pacientët e infektuar me Covid-19.
Fotoja u publikua nga një koleg i saj, ndërsa citohet të ketë thënë: Tetë orë dhe nuk ka mbaruar akoma”.
Infermierja 22-vjecare punon në spitalin e fëmijëve dhe pasi mbaron turnin atje punon si vullnetare në ambulancat që transportojnë pacientë të infektuar me COVID-19.