‘Sakrifica’ e nënës në SHBA, filmoi me telefon teksa po i rrihnin brutalisht të bijën për të denoncuar me fakte drejtoreshën e shkollës fillore

SHBA- Një drejtoresh shkolle nga Florida në SHBA, po përballet me drejtësinë, pasi pamjet e rëndë ku ajo shfaqet duke rrahur brutalisht një vajzë 6-vjeçare me një dru, kanë qarkulluar në internet dhe kanë shokuar botën.

Drejtoresha e shkollës fillore, Melissa Carter, është “monstra” që rrahu në mënyrë të pamëshirshme 6 vjeçaren, pasi ajo kishte shkaktuar një dëme prej 50 dollarësh në një ndër kompjuterat e shkollës.

Mamaja e 6-vjeçares është thirrur në shkollë më 13 prill, për të paguar dëmin të cilin shkaktoi vajza e saj.

Kur ajo është paraqitur në shkollë ka gjetur drejtoreshën duke bërtitur dhe sapo zbuloi mungesën e kamerave në ambientet e shkollës, nxori fshehurazi telefonin e saj për të filmuar skenën brutale, duke “sakrifikuar” vajzën e saj.

“Askush nuk do të më besonte. Unë ‘sakrifikova’ vajzën time që të gjithë prindërit të zbulojnë se çfarë ndodh në atë shkollë.”, tha ajo mes lotëve.

Incidenti i rëndë po hetohet nga autoritetet përkatëse, megjithatë pamjet filmike janë fakte të pashmangshme.

J.GJ./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale