Sakrifikoi jetën në Zvërnec, përcillet
si hero 24 vjeçari nga Tetova

Ngjarja e së shtunës, ku 3 të rinj u mbytën në det në plazhin e Zvërnecit tronditi gjithë opinionin publik.

Benjamin Ferati, 24 vjeçari nga Tetova që dha jetën në tëntativë për të shpëtuar dy vajza në Zvernec është përcjellur dje për në banesën e fundit.

Familjarë, miq dhe të afërm i dhanë Benjaminit lamturinën e fundit. Ai do të kujtohet gjithnjë si një hero që sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar dy kushurira,

dy të panjohura për të që po mbyteshin në det edhe pse nuk arriti ti shpëtonte, por dallgët e mëdha i morën jetën edhe atij.

Lajmi për aktin e tij heroik vijon të mbetet në qendrën e vëmendjes së mediave shqiptare, boshnjake,

por më së shumti në rrjetet sociale, ku të gjithë e kujtojnë Benjaminin si hero. 

Benjamin Ferati, 24 vjeçari nga Tetova humbi jetën në plazhin e Zvërnecit teksa tentonte të shpëtonte dy vajzat që po mbyteshin në det.

Fillimisht ka qenë njëra nga vajzat që është futur në det për tu larë, por ka kërkuar ndihmë pasi është gjendur në vështirësi,

ka ecur deri në disa metra pranë bregut, por nuk ka mundur të dalë nga dallgët e mëdha. Për ti ardhur në ndihmë ka shkuar djali nga Tetova,

por edhe ai nuk ka mundur të dalë. Pasi ka parë gjendjen ka qenë vajza tjetër e afërme e vajzës që ka shkuar tu vijë në ndihmë,

por deti nuk e fali as atë, nuk mundi të mbijetojë. Në zonën ku ka ndodhur ngjarja mungonin kullat e vrojtimit. 

Redaksia Online 
E.S / shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen