Sala: Para ligjit kush ka bërë shkelje
 në AMA. Dixhitalizimi transparent

Sala: Para ligjit kush ka bërë shkelje<br /> në AMA. Dixhitalizimi transparent
TIRANE - Të gjithë ata për të cilët janë evidentuar shkelje gjatë punës në AMA do të vihen përpara ligjit. Kjo është bërë me dije nga kryetari i Autoritetit të Mediave Audiovizive, Gentian Sala i cili ka raportuar për herë të parë në cilësinë e kreut te këtij institucioni mbi punën e AMA-s gjatë 2014-s. Sipas Gentian Salës Autoriteti Mediave Audiovizive ka pësuar edhe dëmtime financiare.

“Nuk do të këtë asnjë shkelje në autoritetin e mediave që ka ndodhur 5 apo 10 vite, e cila evidentohet apo konsiderohet për ndekje penale që nuk do të dërgohet. Ditët në vazhdim, çdo shkelje do të shkojë në procedura. Nqs duam të bëjmë një autoritet nuk ka më që të mbyllim sytë që mos i shohim. Është bërë i mundur një akumulim borxhesh i jashtëzakonshëm i subjekteve kundrejtë AMA-s dhe gjoba të jashtëzakonshme që AMA i ka vendosur subjekteve. Filozofia jonë në 4 muaj ka qenë kompletë ndryshme, më pak kontrolle por më efikasë.”- tha Sala.
 
I pyetur nga anëtarët e Komisionit të Medias mbi procesin e dixhitalizimit Sala tha se 17 qershori i vendosur si afat nga BE për kalimin e transmetimit nga analoge ne numerike nuk arrihet.

"Afati për fat të keq nuk kapet për dixhitalizimin por do të bëjmë çfarë është e mundur që të fillojmë procesin në zonat urbane që nënkuptojnë Tiranë, Durrës. Ku numri i popullësisë është shumë i lartë dhe me hapa të përcaktuara të vazhdojmë dhe nëpër zona të tjera."- u shpreh Gentian Sala.

Ndërkaq kreu i Gentian Sala ka shpjeguar se po punohet për të përmbyllur kontratën mes AMA-s dhe TVSH-së.

"Ka nxjerrë një tarifë shumë për operatorët lokal që do mbështeten në rrjetin numerik të transmetuesit publik, e cila për rrethet, për operatorët që janë në rrethe periferike, kjo është e pamundur. Nqs ne do të pretendojmë se këta operatorë do të paguajnë koston e ndërtimit të rrjetit të transmetuesit publik, kjo është e pamundur dhe çon gjithë procesin në ngërç. Kështu që këtu jemi fokusuar shumë, kemi aktivizuar grupin e takimeve AMA-TVSH."- tha kreu i AMA-s.
 
Më herët në nisje të mbledhjes kryetari i komisionit Genc Pollo ka akuzuar kreun e AMA-s se para se të merrte detyrën ka fshehur një pozicion pune.
 
Madje debati ka degjeneruar edhe më tej nga ana e deputeteve demokratë të cilët kanë fyer kreun e autoritetit të AMA-s duke e quajtur mashtrues. Por qëndrimi i Salës ka qenë i prerë kur ka kërkuar që të bëhet kujdes me gjuhen e përdorur ndërsa ka theksuar se do të jetë gjykata ajo që do të zbardh të vërtetën.
 
Ja debatet në Komisionin parlamentar të Medias

Raportimi i kreut të Autoritetit të Mediave Audiovizive për punën e këtij institucioni përgjatë vitit 2014 nuk ka kaluar pa debate në Komisionin parlamentar të Medias. Deputetët e opozitës shpërfillën rendin e ditës duke kaluar në akuza personale kundrejt kreut të AMA-s Gentjan Sala. Pasi mbledhja eshte ndezur nga debatet, opozita braktisi komisionin.

Hoxha: Ne nuk mund të kapërdijmë më këtë fshehje. Sala nuk ka deklaruar që ka punuar, ndërkohë që Instituti i Sigurimeve thotë ndryshe. 
Sala: Nuk kam gënjyer. Duhet të keni kujdes me atë që thoni. Nuk mund të më thoni mashtrues. Unë mbaj përgjegjësi penale për këtë.
Pollo: Ne nuk mund të vazhdojmë mbledhjen po largohemi.

(Debate në sallë)

Hoxha i thotë Salës: Mashtrues e kokrra e mashtruesit, ordiner. Ty duhet të të nxjerrësh prej leckash.

(Ikën opozita)

(Sala vijon raportimin për punën e AMA-s gjatë 2014-ës)
 
Sala: 60 përqind e kabllorëve vijojnë të shkelin procedurat. Procedura për shkëputjen e marrëdhënieve nga puna ka shkaktuar dëm financiar. Janë bërë kontrolle pafund, gjoba pafund, por detyrimet financiare nuk janë paguar

Pa asnjë dyshim nuk do të ketë asnjë shkelje që nuk do dërgohet, thjesht po përgatisim dokumentacionin, pra çështje procedurash, por për këdo që ka shkel ligjin do shkojnë atje ku ligji e përcakton
 
Dixhitalizimi
Sala: Afatet për dixhitalizimin kanë kaluar. Afati nuk kapet por do bëjmë ç’është e mundur që të fillojë procesi në zona urbane. Do e mbrojmë TVSH që procesi të jetë transparent. Secili në proces të ketë pjesën e vet. Fokusi ynë publiku

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Hamasi bombardon qytetin e Gazës, 8 të vdekur, 5 të plagosur

Lufta/ Hamasi bombardon qytetin e Gazës, 8 të vdekur, 5 të plagosur