Në një intervistë ekskluzive për Shqiptarja.com, Sala rrëfen mbi debatin e fundit për frekuencat, akuzat nga Ora News, reagon ndaj akuzave për pasurinë e tij e bashkëshortes, që sipas mediave pranë së djathtës, është shtuar gjatë kohës që ai është caktuar si drejtues i AMA.
Ora e dorës, për të cilën këto media shkruan se kushton 19 mijë dollarë, sipas Salaj është një mashtrim duke treguar dhe vlerën reale të aksesorit.
Pa doreza, Sala në këtë intervistë tregoi dhe për ‘apartamentet’, tokën e blerë në Krujë, apo pasurinë e bashkëshortes.
Teksa sjell detaje ndaj kjo temë, Sala fton, ILDKPI-në, Prokurorinë apo cilido institucion të interesuar, te hetoje dhe te vlerësojë çdo dokumentacion ne lidhje me këto aspekte.
Zoti Sala, prej disa ditësh ju jeni në qendër të polemikave të ashpra, si profesionale, ashtu dhe personale. Le ta nisim me ato personalet. Ju akuzoheni se, që kur jeni emëruar si kreu i AMA-s (nëntor 2014), i keni rritur të ardhurat tuaja 10 herë. Në veçanti, në formularin e deklarimit të pasurisë të vitit 2015, ju keni deklaruar se zotëroni një apartament në zonën e ish-Bllokut, njëkohësisht edhe 4.700 m2 tokë arë në Krujë – Mazhë e Madhe. Tjetër. Keni marrë si dhuratë edhe një orë ‘PerreletChronograph GMT Skeleton’, e cila kushton 19 mijë dollarë, por nuk keni deklaruar se kush ua ka dhuruar. Pyetja për këtë është: kush dhe përse ua ka dhuruar?
Përballë pyetjeve konkrete preferoj të jap përgjigje konkrete. Së pari, apartamenti. Unë, Gentian Sala nuk zotëroj në pronësi timen asnjë apartament në Bllok a në ndonjë territor tjetër. Apartamenti që më atribuohet në Bllok është vendi ku unë kam shkuar që foshnjë e sapolindur rreth 39 vjet më parë, është ambienti familjar ku jam rritur dhe ku ende jetoj. Kjo është plotësisht e vërtetueshme nga cilido i interesuar, apo dhe nga dikush që ka pësuar errësim tek sytë, por mendjen ende e ka “on”.
E dyta që më përmendët, 4.700 m2 tokë arë në Krujë – Mazhë e Madhe. Po e zotëroj këtë aset. E kam në pronësi sipas të gjitha rregullave dhe ligjeve të vendit. Unë në aktivitetin tim përpara se të filloj detyrën në AMA kam punuar në sipërmarrje të ndryshme private dhe sigurisht që të ardhurat dhe kursimet e mia i kam orientuar në blerjen e një toke, nisur dhe nga rrethana e shpjeguar për më herët për banimin. Edhe dokumentacioni mbi tokën është i plotë dhe konform ligjit.
Tani rreth orës ‘PerreletChronograph GMT Skeleton’ që thuhet se është 19 mijë dollarë. Ora që është treguar nuk është ora që unë zotëroj faktikisht dhe të cilën ma ka blerë një i afërmi im si dhuratë. Për fat ekziston fatura e blerjes me kartë krediti në SHBA e orës që ka kushtuar 3108 dollarë. Në kohët e sotme këto gjëra verifikohen lehtësisht dhe nga kodet përkatëse që kanë këto sende me vlerë. ILDKPI-ja, Prokuroria apo cilido institucion i interesuar mund te hetoje dhe te vlerësojë çdo dokumentacion ne lidhje me këto aspekte unë përmenda me sipër. Unë mbetem i gatshëm për të bërë çdo sqarim apo informim mbi to.
Z. Sala të vijmë tek bashkëshortja juaj. Ajo ka blerë një apartament në Dajt me një vlerë rreth 100.000 euro. Ku i keni gjetur këto lekë? Bashkëshortja ka deklaruar 38.000 euro dhurata. Nga kush dhe pse ka marrë dhurata me këtë vlerë? Po paratë kesh 1.2 milion lekë që zotëron po bashkëshortja?
Në fillim dua t’ju tregoj një fakt që ndihmon në sqarimin e pyetjeve që ju drejtoni. Bashkëshortja, është vajzë e vetme në një familje të njohur biznesi në Shqipëri, që e ka nisur para 22 viteve aktivitetin në fushën e bizhuterive, biznes i regjistruar sipas ligjeve të shtetit shqiptar, duke arritur të jetë dhe dhe përfaqësuesi i firmave prestigjoze, Damiani, Crively, Helmuth etj.
Ju lutem kuptoni në këtë rast dhuratat e trashëgimisë së prindërve për vajzën e tyre në evente të ndryshme familjare, aq më tepër kur dhuratat janë të natyrë së biznesit te tyre. Tani, për apartamentin në Dajt: ka një kontratë paraprake blerjeje mes firmës ndërtuese dhe Dorela Kastratit dhe bazuar në të, është bërë pagesë për më pak se gjysma e shumës që ju përmendni.
Apartamenti është dhuratë nga prindërit e bashkëshortes për vajzën e tyre dhe kjo ka ndodhur para martesës sonë. Paratë kesh prej 1.2 milion lekësh të deklaruara nga bashkëshortja janë kursime të saj nga aktiviteti. Për më shumë se dy vjet në DeloitteAlbaniashpk ka përfituar të ardhura rreth 17 mijë euro, sikundër dhe pas studimeve në Angli ka punuar rreth një vit, vertetuar dhe me numer sigurimi.
Duket se jeni, në të vërtetë, në qendër të një sulmi personal, të nisur nga televizioni Ora News, pasi AMA, më 29 dhjetor, u mohoi televizioneve Ora News, ABC News dhe Tring dhënien e licencës kombëtare. A mund t’i dimë arsyet pse AMA i s’kualifikoi këta tre operatorë nga gara për operator kombëtar?
Procedura e dhënies se licencave kombëtare ka nisur me miratimin e aktit nënligjor të licencimit i cili është hartuar në konsultim me të gjitha palët, përfshirë dhe aplikuesit e skualifikuar që ju përmendët, Ora News, ABC News dhe Tring. Te tre këta operatore nuk përmbushnin kërkesat thelbësore qe ishin kusht kualifikimi për vazhdimin e fazës se licencimit, te përcaktuar ne këtë akt.
Tashme, çështja ne fjale ka kaluar ne gjykate, çka premton zgjidhjen e te gjitha kontestimeve ne rruge ligjore.
Si ka mundësi, që, në rast se kishte parregullsi, siç thoni, disa anëtarë të AMA-s votuan në favor të dhënies së licencës për Ora News?
Çdo qëndrim i anëtarëve te Bordit lidhur me vendimet e AMA-s është ne vullnetin dhe përgjegjësinë te tyre personale. Nuk preferoj te gjykoj vullnetin e tyre.
Ju jeni akuzuar nga Ora News edhe se doni të mbyllni në mënyrë arbitrare një kanal, që Ora News e përdor për të transmetuar me sistemin numerik në Tiranë. A është autorizuar më parë përdorimi i këtij kanali nga AMA? Ka të tjerë operatorë në kushte të njëjta me ato të Ora News?
Transmetimet numerike ne Republikën e Shqipërisë janë te rregulluara me ligj prej gati katër vitesh. Zënia e kanaleve nga disa operatore, përfshirë dhe Ora News, është krejt e jashtëligjshme. Ora News ishte i vetmi operator qe nuk iu përgjigj thirrjes se Autoritetit për lirimin e tyre, ndërkohë qe operatorët e tjerë, News 24, Top-Channel, Shijak TV, Tring dhe RTSh kane marre masat e nevojshme për mbylljen e transmetimeve nga kanalet e zëna arbitrarisht.
Rishtas, janë hedhur mjaft spekulime mbi Autoritetin për sulme ndaj mediave dhe cenimin e fjalës se lire. Dua te jem mjaft i qarte ne ketë pike: Nuk është cenuar asnjë media, te gjithë televizionet, përfshirë Ora News vazhdojnë te transmetojnë ne analog sipas kushteve te licencës dhe do te kalojnë ne transmetime numerike sipas përcaktimeve ligjore. Pikërisht, zënia e frekuencave ne mënyrë te arbitrare, përveçseështë ne kundërshtim me ligjin, pengon dhe vonon kalimin ne transmetimin numerik te këtyre televizioneve.
Ne ketë mënyrë do te mundësohet dhe lirimi i brezit te Digjital Dividendit nga transmetimet e pa licencuara. Mos akordimi i këtij brezi tek AKEP, i cili duhet ta kishte nen administrim për mese 18 muajsh, përveçse është ne kundërshtim me direktivat e BE, ka sjellënjë mungese prej disa dhjetëra milionë Euro ne buxhetin e shtetit si rrjedhoje e investimeve te munguara ne këtë brez frekuencor nga operatoret Mobile.
Ne këtë kontekst, masat e marra nga AMA ne këtë drejtim, janë ne fokus te zhbllokimit dhe përfundimit te procesit te digjitalizimit, çka do te rregulloje ndjeshëm tregun audioviziv dhe do te garantoje hapësira me te gjera për sigurimin e fjalës se lire, demokracisë dhe pluralizmit ne media.
Sipas jush, sa është sot niveli i informalitetit dhe paligjshmërisë në botën e mediave elektronike shqiptare?
Prej me shume se dy vjetësh, një nga prioritet e Autoritetit ka qene dhe mbetet formalizimi i aktivitetit audio dhe audioviziv. Ne kemi dhe mirëkuptimin e operatoreve se kjo vret konkurrencën e ndershme si dhe deformon vete tregun. Kemi zhvilluar takime sensibilizuese me grupet e interesit si dhe ekipet e inspektoreve kane bere verifikime te rasteve te raportuara duke aplikuar dhe sanksionet e parashikuara ne kuadrin ligjor. Mund t’ju them se, krahasuar me dy vjet me pare, situata është krejt e ndryshme por ne ende e shikojmë këtë aspekt si sfide ne punën tone.
Edhe pirateria televizive, domethënë transmetimi i filmave pa paguar të drejtat e autorit, është një fenomen që alarmon edhe ambasadat e huaja. Pse AMA tregohet shumë e dobët dhe tolerante në këtë betejë?
Pirateria është pjese e angazhimit tone për informalitetin dhe paligjshmërinë e tregut audioviziv, siç e përmenda dhe me sipër.
Një pyetje të fundit personale: ju akuzoheni për konflikt interesi pasi në të kaluarën keni punuar pranë Digitalbit. A mund të sqaroni se kush ka qenë dhe kush është marrëdhënia tuaj e punësimit me Digitalbin ose me këdo operator tjetër televiziv?
Për këtë pyetje kam dhënë disa here përgjigje, madje edhe para deputetëve të nderuar, nuk kam punuar ndonjëherë pranë Digitalb sh.a. Ne fakt, gjate viteve 2008 – 2009 jam angazhuar prene nje kompanie tregetare te quajtur E-Solution e cila ka qene pjese e ketij grupi.
(d.b/Shqiptarja.com)