Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala solli në vëmendje sot se në buxhetin 2026 sektori i kujdesit dhe mbrojtjes sociale zë 33.6% të buxhetit total të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ose 3.1% të buxhetit të shtetit dhe rreth 1% të PBB-së.
“Mbrojtja sociale garantohet përmes tre programeve kryesore: Skema e Ndihmës Ekonomike, Skema e Aftësisë së Kufizuar dhe Shërbimet e Kujdesit Social. Këto programe mbështesin familjet në nevojë, personat me aftësi të kufizuara, fëmijët, të moshuarit dhe viktimat e dhunës dhe trafikimit”, tha Sala.
Sipas saj, buxheti 2026 për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale nuk është thjesht një grup shifrash,por një investim te njerëzit, dinjiteti dhe mundësitë e barabarta
-
Urime dhe suksese në detyrë z Ministre.Shpresojmë se do të bëni diçka më shumë për personat me aftësi të kufizuara. Në Shqipëri, Tiranë dhe në aeroportin e Rinasit nuk ekziston asnjë taksi e përshtatur për personat me aftësi të kufizuara.Taksi me ramp dhe të sigurta me ripa lidhës.Sot njerzit me aftësi të kufizuara ngrihen si thes me çimento.....e turpshme dhe diskriminuse!!!
Përgjigju











Komente
Komento