Mohamed Salah është zgjedhur si lojtari afrikan më i mirë i vitit 2017-të. Egjiptiani Salah ka fituar “Topin e Artë” afrikan duke lënë pas shokun e skuadrës tek Liverpool Sadio Mane dhe Aubameyang të Dortmundit. Ylli i Liverpool pason algjerianin Ryiad Mahrez që u shpall si lojtari afrikan i vitit në 2016-tën.

Gjatë vitit që lamë pas Mohamed Salah udhëhoqi Egjiptin të arrinte fazën finale të Kupës së Botës me 5 gola. Por ai shkëlqeu edhe me klubet ku u aktivizua. Salah për vitin 2017-të me Romën shënoi 10 gola ndërsa shpërthimin e pati tek Livepool në pjesën e dytë të vitit 2017-të ku ka shënuar 23 gola në të gjitha kompeticionet.

“Kjo është një ëndërr e bërë realitet për mua pasi viti 2017-të ishte i pabesueshëm për mua si me Egjiptin ashtu edhe me klubet që u aktivizova. Të kualifikoja Egjiptin në Kupën e Botës dhe të kisha momente shumë të mira tek Roma e Liverpool ishin çastet më speciale” deklaroi gjatë ceremonisë së mbajtur në Ganë Mohamed Salah ,futbollisti Afrikan i vitit.

d.c./shqiptarja.com