“Nuk u hodhe në erë si të tjerët” këto fjali dhe fishkëllimat ishin “mikëpritja” që të burgosurit islamik radikalë kishin rezervuar për terroristin Salah Abdeslam në burgun e Francës. Dy ditë më parë 26 vjeçari u ekstradua nga Brukseli në burgun Fleury-Merogis, në Francë një nga më të mëdhenjtë në Europë.
Salah do të përballet me drejtësinë francese pasi akuzohet se ishte truru i sulmeve të Parisit në 13 nëntor ku humbën jetën 130 persona. Mësohet se i riu në ndryshim nga kamikazët e tjerë nuk u hodh në erë por u rimendua dhe hodhi në një kosh rripin me eksploziv.
Tashmë ai ndodhet në një qeli nën masa të rrepta sigurie dhe i izoluar , pasi drejtësia franceze nuk mund të gabojë me të. Salah do të qëndrojë i izoluar deri në datën 20 maj kur pritet të merret në pyetje. Avokati i tij është shprehur se Abdeslam nuk do të qëndrojë në heshtje dhe se dëshiron të dalë para drejtësisë francese sa më shpejt.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com