Salah Abdeslam ndryshon mendje
 pranon ekstradimin në Francë

Salah Abdeslam ndryshon mendje<br /> pranon ekstradimin në Francë
Salah Abdeslam i dyshuari kryesor për sulmet e Parisit pranon ekstradimin në Francë. Por avokati i tij bën me dije se ai do të qëndrojë në heshtje dhe nuk do të bashkëpunojë me drejtësinë.
 
Sipas përfaqësuesit të tij Sven Mary, 26 vjeçari nuk dinte asgjë për sulmet në Bruksel. Salah Abdeslam para pak ditësh nuk kishte pranur ekstradimin.

Abdeslam u arrestua gjatë një operacioni të policisë belge në Molenbek pas tre muajsh arresti. Ai dyshohet se është autori kryesor i sulmeve të Parisit të ndodhur në 13 nëntor të vitit 2015.

Sot gjykata do të vendosë nëse ndalimi i tij në Bruksel do të jetë i vlefshëm apo do të lëshohet një madat arresti ndërkombëtar çka do të lehtësojë ekstradimin e tij drejt Francës.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

U fut për t’u larë në rezervuar, mbytet i mituri në Dibër

U fut për t’u larë në rezervuar, mbytet i mituri në Dibër