TIRANË- Ish kryeministri i vendit, Sali Berisha i bën thirrje shqiptarëve në Facebook, të dalin në protestë më 20 Shkurt! “20 shkurti, fillimi i sezonit të protestave më të fuqishme në historinë e vendit! 20 shkurti, dita e përmbysjes së shtatores të diktatorit barbar dhe busteve të gjalla të bllokmenëve hoxhist, fillimi i protestave për fundin e regjimit të neobllokmenëve që erdhën në pushtet… dhe vetëm mashtruan”. 

Kështu shprehet mes të tjerave Berisha, ndërsa i quan qeveritarët e sotëm, "bij të etërve barbarë".
“20 shkurti, dita e përmbysjes së shtatores të diktatorit barbar dhe busteve të gjalla të bllokmenëve hoxhist, fillimi i protestave për fundin e regjimit të neobllokmenëve që erdhën në pushtet duke premtuar krijimin e 300 mijë vende pune dhe shkatërruan e po shkatërrojnë dhjetëra mijëra vende pune, premtuan shërbim shëndetësor falas, legalizime falas por mashtruan dhe vetëm mashtruan. Premtuan ulje të taksave për 97 % të shqiptarëve, ulje të çmimeve për të gjithë qytetarët dhe rritën taksat dhe çmimet për të gjithë shqiptarët, premtuan heqje të TVSH-së për ushqimet dhe energjinë dhe vendosën faturën aforfe duke detyruar qindra mijëra familje të paguajnë 2.5 herë më shumë për energjinë sesa kryeministri dhe ministrat e vendit. Protesta, ngadhënjimi i qytetarëve të mashtruar, qytetarëve që çdo ditë varfërohen dhe humbasin vendet e punës. Bijtë meritojnë fatin e etërve të tyre barbarë! Miq, të gjithë në protestë!”, shkruan Berisha.
 
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)