Katër ditë pasi kreu i SPAK Altin Dumani tha se dosja e 21 Janarit është prioritare në Prokurorinë e Posaçme, Sali Berisha e ka pranuar për herë të parë se 4 protestuesit para kryeministrisë u vranë nga armët e shtetit dhe se ai ishte një krim shtetëror.

“A mund të lexosh fjalimet e Sali Berishës vite me radhë përpara i cili e ka quajtur krim shtetëror. E kam quajtur unë përpara. Pse? Se unë nuk mund të them që ata nuk u vranë nga njerëz të shtetit. Por krimi shtetëror është krim shtetëror me dashje dhe krim shtetëror pa dashje. Ka klasifikim krimi shtetëror. Krimi shtetëror me dashje ka rregullat e veta kur quhet, kur shteti e merr të pafajshëm dhe e pushkaton. Kur shteti jep urdhër këtë-këtë, kur s’duhet ta bëjë kurrë atë.

Krim shtetëror pa dashje është kur ndodh nga rikosheta, ndodh nga detyra, sepse garda ka patur një ligj. Unë e kam thënë 5-6 vjet para, që është krim shtetëror, krim shtetëror pa dashje. Në rastin e krimit shtetëror, dëmshpërblimi nga shteti i viktimës është më i madh. Këta, siç di unë, janë dëmshpërblyer me shuma, nuk di të them afrohen në shkallën e duhur apo jo. Ata u vranë nga armët e shtetit, por nuk ishte qëllim vrasja. Dhe është faktuar kjo që them. Nuk ka patur absolutisht asnjë urdhër. Aq sa është përgjegjës Edi Rama direkt që i solli aty. Ka një deklaratë të qeverisë amerikane aty, që thotë të hetohet nga polici, tek organizatori. Ka një deklaratë tjetër, që demonstrata ishte e dhunshme dhe kishte axhendë politike. Edi Rama është përgjegjësi kryesor”, tha kryedemokrati Sali Berisha jashtë godinës së SPAK pasi u paraqit në zbatim të masës detyrim paraqitje për aferën “Partizani”.

Në tentativë për t’u vetëmbrojtur me një linjë qesharake, teksa pranon se shteti i drejtuar nga ai ka vrarë më 21 janar, Berisha thotë se nuk ka pasur një urdhër. Por ndryshe mendon Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Më 14 nëntor 2023 Strasburgu detyroi Shqipërinë që të zbulonte përgjegjësit e  vërtetë të krimit shtetëror, ata të cilët urdhëruan gardën të shtijë me armë ndaj turmës së protestuesve.

Në dalje nga Prokuroria së Posaçme, ku i  paraqit për masën e sigurisë si i pandehur për korrupsion, Berisha u përpoq të argumentonte se gardistët e tij vranë më 21 janar 2011 për shkak të detyrës.

 “Krim shtetëror pa dashje është kur ndodh nga rikosheti ndodh nga detyra, sepse garda ka patur një ligj”.

Por në vendimin 48 faqësh të Gjykatës së Strasburgut sqarohet edhe ky pretendim absurd i Berishës, kur thuhet se gjatë hetimeve u zbulua që në gardhin para Kryeministrisë janë konstatuar shenja plumbash.

Vetë Gjykata ngrinte dyshime të forta që shenjat mund të vërtetojnë faktin se gardistët kishin qëlluar drejt turmës dhe një pjesë e mirë e plumbave janë ndalur nga gardhi. Pra jo me rikoshet siç pretendon ish-kryeministri.

Kur jemi në vitin e 15-të të masakrës shtetërore të 21 janarit, ku plumbat ‘me uniformë’ morën jetën 4 protestuesve në Bulevard, dosja më e bujshme e 35 viteve demokraci, ndodhet tashmë prej më shumë se një vitit në duart e SPAK.

Kalimi në Prokurorinë e Posaçme erdhi pikërisht pasi u urdhërua nga Gjykata e Strasburgut.

15 korrikun e vitit të kaluar, dosja e një prej të vrarëve të 21 janarit, Aleks Nikës mbërriti nga Prokuroria e Tiranës në SPAK, institucioni i vetëm që ka juridiksionin, mund dhe duhet të zbardhë rolin e Sali Berishës, kryeministri i 21 janarit, Lulzim Bashës, ministrit të Brendshëm të 21 janarit, kreut të Gardës Ndrea Prendi dhe kujtdo zyrtari të përfshirë.

Më pas Prokuroria e Posaçme regjistroi procedimin penal për 3 vepra penale; “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, “Shpërdorim i detyrës” kryer në bashkëpunim, “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës” kryer në bashkëpunim.

SPAK tha se 21 janari është në kompetencën e tij pasi dyshohet se veprat penale mund të jenë kryer nga ish-funksionarë të lartë shtetërorë, gjatë ushtrimit të detyrës.

Akuzat janë ngritur pikërisht mbi atë që Strasburgu urdhëroi: Të zbuloheshin ata që dhanë urdhrat për vrasjet, pse Berisha pengoi hetime, pse mashtroi me kamerat e sigurisë, pse nuk dorëzoi zinxhirin drejtues të gardës në prokurori dhe kush vrau Aleks Nikën dhe Hekuran Dedajn, që kanë mbetur pa autor.

Nga vrasja e katër demonstruesve në bulevard drejtësia ka zbardhur vetëm dy prej tyre, të Ziver Veizit dhe Faik Myrtaj, për të cilët drejtësia shqiptare ka dhënë vetëm 4 vite burg në total për vrasje nga pakujdesia

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • goni: 05/08/2025 07:25

    21 JANARI ESHTE KKRIM ME DASHJE DHE TI SALI BERISHA JE. VRASESI I 4 PROTESTUESVE ME DUAR NE XHEPA.....

    Përgjigju
  • Iris: 05/08/2025 04:47

    Krim /pa dashje/ per hir te detyres e ligjit,e quan Berisha. Sipas kesaj logjike dhe nazistet kur vrane e pushtuan kombe te tera gjate luftes e perndoqen cdo disidence te brendeshme,bene krime /pa dashje/ per hir te detyres e ligjit!! Zoteri,/pa dashje/ humb kuptimin e vleren,momentin qe garda u pajis per te perballur protestuesit jo me plumba gome,por me plumba te vertete,/pa dashje/ humb kuptimin momentin qe vete e pranove qe do perdorje snajper,a dicka te tille,po te kuturiste Rama te kryeministria.Kjo /mea culpa/ e pjeshme dhe me nje bisht/pa dashje/ nga pas nuk ka as vlere,as kuptim e eshte qesharake e absurde ne syte e shqipove e nuk te lehteson nga pergjegjesite.

    Përgjigju
  • ledi: 04/08/2025 18:12

    Njeri me kriminel per popullin e tij zor se do nxjerri kjo toke . Njwri me mashtrues e ma shpirt zi nuk do kete kurre , por kho drejtesi qe ne shpresonim zor do japi drejtesine e shumepritur . Nuk duget denuar ky qe dha urdherin dhe ato qe vrane pir dhe te gjithe prokurir dhe gjykates kriminel qe nuk dhane drejtesine dhe detyryan njerezit e viktimave te kerkojne ndihmen e strazburgut

    Përgjigju
    • Deni: 05/08/2025 04:57

      Drejtesia e ka frike por ishalla vdes qe te biem rehat,te bien rehate dhe ato shpirtra te ikur prej tij! Drejstesia le te meret me ato bajgat e familjes qe le mbrapa ky.Ndoshta ky shkerdhate kriminel do i laje haqet ne ate boten tjeter.

  • George: 04/08/2025 17:34

    Zanafilla e ardhjes në pushtet të këtij njeriu-mënxyrë nuk është e rastësishme, sepse në personin e tij ishin dhe janë të mishëruara të gjitha antivlerat njerëzore: që nga vënia në shërbim të agjenturave të huaja e deri te etja për karrierë, lavdi personale, cmirë ogurzezë, hipokrizi e demagogji e pabesë, mashtrues kalibri, i gatshëm që të të vrasë si ditën ashtu dhe natën… e më pas, madje, të marrë pjesë dhe të mbajë fjalim në ceremoninë mortore të atij që ai vetë e ka vrarë. Ky kriminel sociopat ngriti Pireamidat mashtruese Financiare dhe me pas i vuri zjarrin Shqipërisë, aq sa do ta kishte zili edhe vetë Neroni, i cili dogji Romën e lashtë me zjarr e me hekur.

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 04/08/2025 15:13

    Vrasësi i mbi 20.000 njërzve në Shqipëri në 34 vite foli HAPTË: 1.21 JANARI ËSHTË KRIM SHTETROR..POR PA DASHJE..Sipas tij për 4 Dëshmorët.. ndërsa duhet të ishin 30..3000 ..këto do të ishin me dashje. 2.Sb deklaron se DUHET TË LIGJËROHET DËNIMI ME VDEKJE NË KODIN PENAL TË RI. Sb në 14 vite është TALLUR ME DREJTËDINË,QEVRRRINL,POPULLIN,AMERIKËN QË E SHPALLI NON GRATA & PO PRANON 6 MILION $ PREJ SALIUT & MILITANTËVE TË PAGYAR TË TIJ NGA PARAT E FIRMAVE RENTIERE. Sb ka 35 vite që PO SHPIF KUDO QË SHKON..NË SHQIPËRI,EUROPË & BOTË. MIQ: SPAK KA VDEKUR,TË PAHARTUAR TË VDEKUTIT PREJ NON GRATËS.

    Përgjigju
  • Lenti: 04/08/2025 14:06

    Po ore Sali po, padashje me qellim! Po deklaratat e tua publike i harrove? Mjaftojne vetem ato per te te futur 7 pashe nen dhe.

    Përgjigju
  • Nari: 04/08/2025 12:00

    O, e degjuat ?! Sali Berisha pranon qe ka bere krim pa dashje !

    Përgjigju
  • Labèria: 04/08/2025 11:10

    Krim shtetèror na qènkèsh por pa dashje ama.!!! Urdhèrin qè dhashè unè atè ditè, e dhashè pèr tè rrèzuar nè tokè menjèherè tè gjithè harabelat qè rrinin mbi degèt e pemève pranè kryeministrisè, mirèpo kèta zogjtè e gomerève ia hynè shqiptarève. Kur e pashè se çfarè bènè,,e rrahèm Ndrea Prendin,,sa edhe ia nximè surratin por sa para bèn,,,,vrasjet shtetèrore me urdhèrin tim,,,POR PA DASHJE AMA,,,ndodhèn. Tani qè edhe dèmshpèrblimin pèr kèto vrasje e morèt (dhe kishit marrè goxha mirè dègjova),,,,mbylleni kètè pusetè dhe tè mos qelbèm mè ambjentin. Pika qè su bie. Ore prokurorè tè SPAK,,,,,a kini dinjitet personal? Nèse nuk kini guximin ta merrni dhe ta dèrgoni tek vèndi qè meriton,,,dorèhiquni ore dhe mos mbani turpin e frikacakut me lepurin nè bark,,pèr ngjarje makabèr qè edhe toka nuk tè tret dhe lère pastaj qè njerèzit ti harrojnè.

    Përgjigju
  • lorenc: 04/08/2025 11:00

    Shiko çfar thotë krimineli NON GRATA më fal se ju vrava,pa dashje mund të vritet një jo 4 o vrasës malok i ndyrë.

    Përgjigju
  • Sandri: 04/08/2025 10:47

    Kriminelë që vrasin popullin e tyre!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?