Lobimi rus/ Berisha: Basha mori 600 mijë euro, por i mbajti për vete, s'i ndau me asnjë nga PD

PUKË- Rikthimi i dosjes së lobimit rus të PD-së, Sali Berisha po e përdor si një “armë” për të sulmuar Lulzim Bashën, “ish-djalin e tij shpirtëror”, që e katapultoi në postet më të larta. Nga Puka në një bashkëbisedim me qytetarë të Pukës dhe Fushë Arrëzit, Berisha u shpreh se Basha i ka marrë paratë nga rusët, sipas tij për përfitime personale duke mos ia dhënë asnjë njeriu në PD.

“Rama më 3 mars 2018 shkruan se ky i ka futur duart në xhepat rusë dhe kjo punë do hetohet deri në fund. Si e hetoi, e mori peng për zverku, në një akt të shëmtuar, anti demokratik dhe anti kombëtar.

Tani ne të gjithë demokratët duhet të bashkohemi, por ata që patën mashtrimin më të vogël e kanë të qartë se kush e kishte në dorë Bashës. Sot duhet të bashkohemi. Ai e mohoi prapë, nëse e mohon trego një për një cila është e vërteta. Nga dolën 600 e ca mijë euro? Ato janë të përshkuara tamni. Nuk është Edi Rama për ti mbyllur. Akti i tij ka qenë 100% personal, nuk i ka dhënë asnjeriu në PD”, tha Sali Berisha.

Berisha tha gjithashtu se Rama është armiku dhe për të ardhur në pushtet nuk do përdorin dhunën, por një revolucion paqësor.

“Ne kemi një armik para, dhe ky armik është Edi Rama. Ne nuk vijmë në pushtet me dhunë, por me kryengritje paqësore ne duhet ta heqim nga pushteti atë. Nëse ne e lejojmë  këtë armik që dhunon votat dhe lirinë, interesin kombëtar Shqipëria do zhbëhet, por ne këtë nuk do ta pranojmë kurrë. Ndaj duhet të bashkohemi. Ky vend nuk është për tu braktisur, por ky vend është i bekuar”, tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:32
I moshuari takon Berishën dhe nuk përmbahet: Tani nuk ia jap dorën njeriu për 3 ditë

 

Pasditen e sotme Sali Berisha ka zhvilluar takim me qytetarët e Pukës. Gjatë takimit nuk kanë munguar edhe simpatizantët e ‘flaktë’ të Berishës.

Teksa mori fjalën, një prej tyre i tha Sali Berishës që e mbështet prej vitesh, ndërsa shtoi se një dëshirë e madhe e tij ishte që ta takonte atë dhe t’i jepte dorën.

“E kam lut Zotin që mos vdes pa taku Berishën, jam betu që pasi t’i jap dorën, tre ditë nuk ia jap njeriu tjetër, të ruaj shijen e një vllau dhe një burrë shteti që lufton për liri, për komb e për demokraci”, u shpreh ai.

Pasi përfundoi fjalën e tij, Berisha i dha dorën të moshuarit duke i plotësuar kështu edhe dëshirën e tij.

Ora 17:36
E moshuara i kërkon leje Berishës të vrasë Ramën, një tjetër i uron atij vdekjen (VIDEO)

Një situatë e pazakontë është regjistruar në një takim që ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar me  banorët e Pukës deh Fushë Arrëzit. Një prej banorëve i ka kërkuar leje Berishës, që ta autorizonte që të vriste kryeministrin Edi Rama. Ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte reagimi i vetë Berishës i cili buzëqeshi, teksa po ashtu edhe turma nisi ta duartrokiste.

“Sali Berishën e kam dajë, Puka është vendi më i varfët i Shqipërisë, që nuk ka asnjë ardhje prek kërkujt, prej këtyre horrave që janë në pushtet. Në Pukë, kanë ikur të gjithë, këto që kanë ikur kanë ndenjur në Pazar me duar në xhepa. Me ba me mu dhënë rasti, i bie Edi Ramës në plumb të ballit, se del e rren, i ka siguruar stërmbesa duke vjedhur, po pse thotë që qytetarët e Shqipërisë janë të mbrojtur. Pas Zotin më autorizo mu, dhe i jap plumb balli”, tha ajo.

"Votën e kemi plumb ne", iu përgjigj Berisha. 

Më pas një e moshuar tjetër mori fjalën, gjithashtu duke i uruar vdekjen kryeministrit, por këtë radhë duke shpresuar të jetë Zoti ai që ia sjell.

“Ishalla bën ndryshime tash e mbrapa, ishalla e ha dreqi e shkon e then qafën vetë ky, pa i mbetë kujt në dorë.

Për Zotin, ishalla Zoti e shtyn e ia then qafën”- tha zonja, duke krijuar zhurmë, të qeshura, e duartrokitje.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TRABUZHAN KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 20/09/2022 11:26

    Me një fjal o Salhe bajga Argita hund derrja dhe sy peshkaqeni shëmtyra xen skan mar gjo o krimineli hajdut Salhe Bajga.

    Përgjigju
  • Iris: 20/09/2022 01:49

    Kemi nevoje per humor,por keta tipat edhe pse nuk jane te rrezikshem,nuk duhen nenvleftesuar.Ai qejfliu qe ka vendosur te mos laje duart per 3 dite po e ben tamam si idhulli i tij kur takoi Xhaxhin per here te pare.Thuhet qe dhe ai s'e lau doren per tre dite. Me vjen keq qe Basha i mbajti te gjithe 600 mijet per vete dhe nuk i dha asnjeriu.Po si morre Bashe nuk mendove per /ASNJERIUN/?! Po t'i kishe dhene te pakten cerekun,sot //ASNJERIU// do te te ishte mburoje dhe do te falte edhe shitjen qe i bere te amerikanet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës