Sali Berisha: Ibrahim Rugova
ishte një nga tre gjenitë shqiptarë

Sali Berisha: Ibrahim Rugova<br />ishte një nga tre gjenitë shqiptarë
Ish-Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka folur në një intervistë për RTK për ish-Presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova dhe raportet me të. Ai thotë se në vlerësimin e tij, Rugova është një nga tre gjenitë shqiptarë.

‘Ibrahim Rugova është në vlerësimin tim një nga tre gjenitë e kombit shqiptarë, Ismail Kadare në letërsi, në humanizëm Nënë Tereza dhe Ibrahim Rugova në politikë”. Me Presidentin Rugova ne bashkërendonim në tërësi qëllimet dhe bashkëveprimet. Kemi komunikuar në takime dhe me njerëz që vinin e shkonin. Jo me telefonata”, tha Berisha.

Berisha ka folur rreth takimit të tij me ish-presidentin amerikan George Bush në vitin 2007 në Tiranë.

Ish kryeministi ka theksuar se ai takim ka qenë takim historik, dhe se gjatë atij takimi është folur për pavarësinë  e Kosovës.

“Presidenti Bush ka pasur përpjekje të mëdha për pavarësinë e Kosovës. Ai erdhi në zyrën time dhe më tha: “e dua mendimin tënd për Kosovën”. Ai më tregoi edhe për një takim në Gjermani kur e kishte pyetur tri herë radhazi  Vladimr Putinin se çfarë mendonte ai për pavarësinë e Kosovës dhe ai nuk i ishte përgjigjur, ndërkaq Bush i kishte thënë se unë jam për pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Berisha.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: Të pavërteta! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: Të pavërteta! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor