TIRANE - Ditë më parë në mediat shqiptare, por edhe në ato në Kosovë, u përhap lajmi se ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha mund të arrestohet. Thuhej madje që këtë edhe e kërkon Bashkimi Europian (BE).
I kontaktuar nga Express, ish-kryeministri Berisha nuk ka komentuar gjatë për këto publikime, pos që të njëjtat i ka cilësuar si fushatë kundër tij. “Trillime të enveristeve të Edi Ramës”, ka thënë Sali Berisha, në lidhje me publikimet që kryesisht mbanin titullin “BE kërkon arrestimin e Sali Berishës”.
Ditë më parë u tha që Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian kushtëzohet me arrestimin e Sali Berishës dhe të ministrave të tij të korruptuar. Gazetari i njohur shqiptar dhe botuesi i Gazetës Tema, komentoi për Express çështjen e luftës antikorrupsion në Shqipëri dhe mundësinë e arrestimit të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe eksponentëve të Qeverisë së tij.
Kjo temë kohëve të fundit është diskutuar në Bruksel, në kontekst të kushtëzimit të integrimeve të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe provave që duhet të japë Tirana në luftën antikorrupsion.
Baze pati deklaruar se tashmë është e qartë se Berisha ka për çka të arrestohet. Por, sipas tij, vështirë se diçka e tillë mund të ndodhë për shkak të degradimit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.
"Shqipëria duket se nuk është ende gati për këtë. Jo aq shumë nga vullneti i qeverisë se sa nga degradimi i sistemit të drejtësisë që është edhe produkt i pushtetit të Berishës", thotë ai.
"Nëse Perëndimi do të mësoj se kur Shqipëria do të ketë shtet ligjor, nuk ka nevojë ta monitoroj Shqipërinë, por thjeshtë të pres të dëgjoj kur do të arrestohet Sali Berisha. Sali Berisha ka konsumuar vepra të qarta penale për të cilat mund të arrestohet dhe të mos dal më kurrë nga burgu, nëse në Shqipëri do të vendoset ndonjëherë shteti ligjor", ka shtuar ai.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com/express)
/Shqiptarja.com