Gjatë seancës së sotme plenare, ku është thirrur një mocion debat nga PD për votën e Shqipërisë në OKB, ish-kryeministri Berisha, ka ngatërruar datën e votimit n OKB, 21 dhjetorin me 21 janarin, data e protestës ku u vranë 4 persona nga Garda e Republikës në 2011.
“21 Janari do të hyjë... 21 Dhjetori do të hyjë në historinë e Shqipërisë si dita e zezë, kur bijë e etërve mizorë rikthen në OKB votën e Enver Hoxhës kundër shtetit...”, ka thënë Berisha nga foltorja, duke bërë deputetët socialistë të qeshin me këtë lapsus.
Berisha ka akuzuar qeverinë se ka rikthyer kohën e Hoxhës me votimin kundër SHBA në OKB. Ai u shpreh se SHBA e shpëtoi Shqipërinë nga zhdukja e hartës së Europës, por qeveria shqiptare votoi kundër.
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO