“Në Venezuelë një 74 vjeçar i fitoi zgjedhjet. Kjo nuk do të thotë që Sali Berisha do të udhëheqë më PD-në. Por s’ka asnjë tendencë nga komuniteti ndërkombëtar. Komuniteti ndërkombëtar ka një shqetësim shumë serioz, që është dhe shqetësimi im, dhe që duhet të jetë shqetësimi i çdo politikani me integritet, që është mosdënimi, mosdënimi për afera korruptive. Pastaj janë shqiptarët ata të cilët kuotojnë dhe vlerësojnë, dinë se kë dëgjojnë dhe kë s’dëgjojnë dhe gradualisht do eci”, tha Berisha në një takim me gazetarët ku foli mbi reformën në drejtësi si dhe dekriminalizimin.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)