Sali Berisha: Qeveria në
ekstazë e lidhur me bandat
Seanca e djeshme parlamentare, ashtu siç edhe pritej, është përfshirë në debate të forta mes opozitës dhe mazhorancës për ngjarjen e ndodhur më 10 maj në Divjakë, ku një avion dhe lëndë narkotike u bllokuan nga policia.
TIRANE- Seanca e djeshme parlamentare, ashtu siç edhe pritej, është përfshirë në debate të forta mes opozitës dhe mazhorancës për ngjarjen e ndodhur më 10 maj në Divjakë, ku një avion dhe lëndë narkotike u bllokuan nga policia. Një seancë e lodhshme për deputetët demokrat të cilëve u është dashur të kalonin nga njëra foltore në tjetrën, nga protesta që zhvillohej jashtë Kuvendit dhe debatit që kryhej brenda tij. Ish-kryeministri Sali Berisha, ka qënë ai që ka mbajtur peshën më të madhe të diskutimeve të djeshme për opozitën në parlament, duke mos u kursyer në akuza jo vetëm në drejtim të kryeministrit Rama, por edhe deputetëve të majtë.
I rikthyer plot 10 vjet pas në karrierën e tij politike, megjithëse me një kundërshtar të ri, ish-kryeministri Berisha përzgjodhi të njëjtin slogan “Rama ik”. Sipas tij, qeveria brenda 8 muajve është futur në historinë më të turpshme të narko-trafikantëve dhe për këtë përgjegjësi i vetëm i cili duhet të largohet është kryeministri Rama. “Unë besoj në shifrat që jep policia për drogën, por ato janë shumë pak në krahasim me drogën dhe trafikun qeveritar që kryhet me pëlqimin e kryeministrit. Shqiptarët nuk e votuan për ta shndërruar Shqipërinë në lavatriçe të krimit, por ai nuk arrin ta kuptojë për shkak se është i lidhur ngushtë me bandat”, u shpreh Berisha.
Gramoz RuçiPor i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi i cili i ka kujtuar Berishës humbjen e zgjedhjeve të 23 qershorit dhe vitet që duhet të presë për të rrëzuar Edi Ramën. “Ke 8 vjet që kërkon që Edi Rama të vijë në Parlament, dhe tani që erdhi i thua të ikë? Jo Sali. T’i i humbe zgjedhjet dhe tani duhet të presësh edhe 8 vite të tjera që Rama ta lërë pushtetin”, deklaroi Ruçi.
Ermonela FelajNdërkohë që akuzat e Berishës për përfshirjen në trafikimin e lëndëve narkotike nuk kanë munguar as në drejtim të deputëtëve të tjerë socialist. Berisha ka akuzuar mazhorancën për krijimin e një komisioni hetimor fals dhe vendosjen në krye të tij të një deputeteje që i kanë marrë peng bashkëshortin për prishje të pazareve të drogës. “Burrin e deputetes Ermonela Felaj që ju keni vendosur në krye të Komisionit Hetimor, është marrë peng 1 javë nga narko-trafikantët për prishje të pazareve të drogës. Ajo zonjë e di shumë mirë këtë histori dhe lidhjet e të shoqit me drogën ndaj është absurde të udhëheqë hetimet”, deklaroi Berisha. Ish-kryeministri e ka etiketuar si “qeveri në ekstazë” të gjithë mazhorancën dhe ka kërkuar menjëherë dorëheqjen e saj dhe të kryeministrit Rama.
Redaksia Online(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.7%
-
Jo
62.3%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 2870
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05
-
Zjarr i madh në një fabrikë këpucësh në Kurbin, rrezikohen banesa! Zjarrfikësit në luftë më flakët, bllokohet aksi Milot-Laç (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)
29 Nëntor, 21:46
-
‘Shqipëria ka marr vëmendje të madhe, amerikanët blejnë shtëpi këtu’, Marko Kepi në Report Tv: S’merremi me politikë, e shohim si përçarje! Duhen kandidatë që përfaqësojnë diasporën, jo partinë
29 Nëntor, 21:18