Sali Berisha: Shtatoren e
Enver Hoxhës e hodhëm ne
Ish-kryeministri Sali Berisha në një takim me gazetarët la të kuptohet se protesta e sotme e Partisë Demokratike mund të kalojë edhe në dhunë duke pohuar se Kryeministri Rama nuk duhet të provokoj protestuesit në të kundër do të ketë pasoja
TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha në një takim me gazetarët la të kuptohet se protesta e sotme e Partisë Demokratike mund të kalojë edhe në dhunë duke pohuar se Kryeministri Rama nuk duhet të provokoj protestuesit në të kundër do të ketë pasoja. Këtë takim Berisha e zhvilloi në cilësin e një deputeti të Partisë Demokratike por u duk e kaluara e tij si ish-kryeministër ku theksoi disa premtime elektorale.
Konkretisht Berisha tha se legalizimet falas dhe shëndetësia falas mund të bëhen dhe se opozita mund ta bëj këtë gjë pasi ajo përfaqëson popullim. “Unë s’kam qenë për atë model por tani jam. Legalizimet falas bëhen. Shëndetësia falas bëhet nëse 7 % e buxhetit kalon për shëndetësinë. Do heqim TVSH për energjinë, të ushqimeve, legalizimeve falas. Në opozitë do ti heq populli”,- the Berisha.
ProtestaLidhur me protestën që do të organizohet sot, Berisha theksoi se ajo po bëhet për shkak të mashtrimeve elektorale të kryeministrit Rama. Në kontekstin e rrëzimit të shtators së ish-diktatorit Enver Hoxha, Berisha tha se ajo u bë e mundur prej tij dhe qytetarëve të Shqipërisë. Por krahas kësaj, Berisha u zotua se nëse shqiptarët nuk ngrihen për të hedhur poshtë mashtrimet elektorale atëherë në Shqipëri nuk do të ketë më zgjedhje.
“23 vjet më parë ne përmbysëm shtatoren e diktatorit dhe bustet e gjalla pasi ata sollën një mjerim të paimagjinueshëm mes mashtrimit dhe terrorit. Asgjë nuk lëndon dinjitetin më shumë se mashtrimi. Në terror ka një opsion, do rezistosh, kurse mashtrimi i vazhdueshëm është shkatërrimi i dinjitetit njerëzor. Ndaj dhe për mua, mashtrimi që Rama u bëri qytetarëve për ulje 97% të taksave, legalizime falas, shëndetësi falas, të gjithë këto përbëjnë një objekt madhor për popullin opozitar për betejën e tij për të vërtetën. Kemi të bëjmë me mashtrime elektorale, nëse nuk ngrihemi për të vendosur dinjitetin, Shqipëria nuk do ketë zgjedhje më, ato do i fitojnë ata që gënjejnë më shumë”, tha Berisha.
Në fjalët e tij ish-kryeministri nuk la pa akuzuar edhe në mënyrë direkte edhe kryeministrin e vendit Edi Rama ku sipas tij e ka kthyer kryeministrinë dhe qeverinë në pronë private. “Ai mendon që Kryeministria është pronë e tij dhe shteti është pronë e tij dhe të bëjë ç'të dojë me to. Ajo që bënë shefe protokolli është psikoanaliste, shefe protokolli është një tjetër në fakt, por në shtet janë gjëra të ndaluara këto. Në shtëpi bëj ç'të duash”,- tha Berisha
Shkrimi u publikua sot (20.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.7%
-
Jo
62.4%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 2089
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasja e Martinit, del nga spitali shoku i 14 vjeçarit
29 Nëntor, 13:18
-
Vdiq në ditën e parë të punës, 18-vjeçari shqiptar sapo ishte bërë baba! Flet mes lotësh partnerja e tij: Po planifikonim dasmën
29 Nëntor, 13:12
-
Europol: Arrestohet në Rinas kreu i dyshuar i trafikut të heroinës nga Irani në Europë, i sekuestruan 703 kilogramë në një kontejner me sapun
29 Nëntor, 13:04
-
Muralja e Maradonës, vendi i dytë turistik më i vizituar në Itali
29 Nëntor, 13:03
-
Mbi 225 tonë kokainë, konfiskohet rekord botëror droge e fshehur në nëndetëse! Autoritetet kolumbiane zbulojnë rrugën e re të trafikut të narkotikëve drejt Australisë
29 Nëntor, 12:54
-
Gjykata e Hagës urdhëron ish pjesëtarin e UÇK-së t’u paguajë 208 mijë euro viktimave të tij
29 Nëntor, 12:51
-
Përgjimet e Sky ECC, kush është shqiptari 'VIP' i arrestuar në Greqi
29 Nëntor, 12:46
-
Sot një vit nga vrasja e Liridona Ademajt! Çfarë dihet për krimin makabër, autorët ende pa aktakuzë
29 Nëntor, 12:41
-
Moti i keq/ Fundjava pritet të mbizotërohet nga reshjet e dendura të shiut
29 Nëntor, 12:39
-
Bind Myrto Uzuni, Granada i kërkon rinovimin me përmirësim page
29 Nëntor, 12:35
-
Tiranë/ Nis puna për ndërtimin e Kampusit të Kolegjit të Europës, do përbëhet nga 4 godina! Studentët do kenë akses në biblioteka, muze dhe ambiente sportive
29 Nëntor, 12:29
-
U godit organizata kriminale e Suel Çelës, SPAK do të kërkojë ekstradimin e të arrestuarve në Belgjikë e Itali! Letrat dërgohen javën tjetër
29 Nëntor, 12:11