Sali Berisha: Vrasja e Artan
Cukut me sfond shtetëro

Sali Berisha: Vrasja e Artan<br />Cukut me sfond shtetëro
Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se vrasja e Artan Cukut ka sfond shtetëror.
 
Berisha thotë se në fund të vitit 2013 Tahiri e largoi nga drejtor i policisë së Qarkut të Vlorës për interesa të trafiqeve të tij dhe klanit të tij duke e lënë si hakmarrje në duart e trafikantëve, kriminelëve me të cilët ai ishte përballur në zbatim të ligjit.
 
Artan Cuku u qëllua mbrëmë për vdekje në hyrje të banesës nga dy persona të panjohur.
 
Statusi i Berishës
Nje krim i shemtuar, nje vrasje me sfond shteteror.
Te dashur miq, mbreme u ekzekutua ne nje atentat mafioz nje ish drejtues i larte i policise se shtetit, Artan Cuku. Artan Cuku per 16 vite me radhe kreu detyra te rendesishme, si nendrejtor i Drejtorise se Tiranes dhe Drejtor i drejtorise se Vlores.
 
Ne 16 vite ne policine e shtetit ai u karakterizua nga guximi, perkushtimi dhe integriteti ne luften kunder mafies trafiqeve dhe krimit.
 
Ne fund te vitit 2013 Saje qorri e largoi ate nga drejtor policiet te Qarkut te Vlores per interesa te trafiqeve te tij dhe klanit te tij duke e lene si hakmarrje ne duart e trafikanteve, krimineleve me te cilet ai ishte perballur ne zbatim te ligjit.
 
Duke shprehur ngushellimet e mia familjes se te ndjeri Artan Cuku, denoj me ashpersi te madhe kete krim te shemtuar me sfond shteteror dhe i bej thirrje prokurorise te hetoje dhe te beje cdo perpjekje per identifikimin e autoreve si dhe sfondin shteteror te kesaj vrasje per shkak te detyres. 




dy.b/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Temperatura deri në 41 gradë, si parashikohet moti sot

Temperatura deri në 41 gradë, si parashikohet moti sot