Sali Shijaku në garë për
100 vjetorin e Pavarësisë

Sali Shijaku në garë për<br />100 vjetorin e Pavarësisë
TIRANË - “Piktori i Popullit", Sali Shijaku, ka hapur sirtarin e artit dhe ka nxjerrë veprën më të rëndësishme që mendja e tij ka realizuar deri më sot, një projekt 30 vjeçar me të cilin do të konkurrojë për Monumentin e Pavarësisë.
I biri i autorit, skulptori Orges Shijaku, drejtues e zbatues i projektit, në një prononcim për ATSH-në, u shpreh se Shijaku e ka cilësuar veprën "Monumenti i lirisë", një dhuratë e bukur nga duart dhe mëndja e artistit, në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë.
"Monumenti i lirisë" është një skulpturë gjigande monumentale, me një projekt pjekurie 30-vjeçare, që përfaqëson Shqipërinë e lirë dhe të pavarur internacionalisht", tha Orges Shijaku.
Shumë detaje për veprën nuk bëhen publike për shkak të konkurrencës, por mësohet se monumenti është konceptuar brënda një koncepti të përgjithshëm monumental.
Qendra e Tiranës është sheshi që autori Sali Shijaku ka menduar për të vendosur veprën e tij, ndërkohë që pritet që Bashkia e Tiranës ta vendosë atë në bazë të planit rregullues të qytetit. Përmasat e veprës do të jenë në bazë të sheshit që do të caktohet, ndërkohë që pas përfundimit të konkursit dhe shpalljes së fituesit, monumenti do të inaugurohet në 28 nëntor të këtij viti.
Pas aprovimit të bocetit, realizimi i veprës monumentale mund të jetë i derdhur në bronz apo beton, i gdhendur në gur ose mermer si dhe në teknika të tjera të përziera.

(aq/atsh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset