Salianji: Basha nuk do dalë nga 
seanca, s'janë aq të fortë këta...

Salianji: Basha nuk do dalë nga <br />seanca, s'janë aq të fortë këta...
Deputeti i PD, Ervin Salianji ka deklaruar se kryetari demokrat, Lulzim Basha nuk do dalë nga seanca, pas përjashtimit me 10 ditë nga Gramoz Ruçi. Në një lidhje telefonike për Report Tv, ai tha se deputetët e PD përfshirë edhe Bashën, do qëndrojnë në seancë derisa të rinisë në orën 13:00.

“Maxhoranca kërkon një parlament pa fjalë dhe debat. Kur shkon në shkollë i papërgatitur siç ka ardhur maxhoranca sot nuk jepet një javë shtesë, por vendoset katër. Mesa duket PS-së kjo çështje i dhemb shumë, janë të papërgatitur dhe po kërkojnë me çdo mjet të shtyjnë seancën e Kuvendit. Kështu i bie që për katër vjet të mos kemi seancë fare, shtyj një javë dhe pastaj edhe një javë tjetër.
 
Ne do rrimë këtu në seancë, dhe fjalën e kryetarit të opozitës nuk ia jep kryetari i kuvendit i cili harron se neni 55 i agjitacion dhe propagandë i përket një kohe tjetër”.

 
Cili është qëndrimi i Gardës?
Mos mendoni se janë kaq të fortë këta. Janë trembur dhe kanë ikur të gjithë deputetët e maxhorancës, përfshirë edhe qeverinë. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin