Salianji-Braçes: Miush, pse nuk
flet për koncesionet e qeverisë?

Salianji-Braçes: Miush, pse nuk<br />flet për koncesionet e qeverisë?
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ironizon strategjinë e qeverisë për të dhënë me koncesion edhe mbledhjen e taksave. Në një postim në rrjetet sociale, Salianji shkruan se, meqë qeveria ka dhënë gjithçka privatit të hapet edhe një tender për një kryeministër privat.

Ai atakon drejtpërdrejt edhe deputetin socialist, Erion Braçe, i cili është një nga kundërshtarët më të mëdhenj të tenderimit të gjithçkaje, duke iu drejtuar atij me epitetin “miush”. “Kryeministër Privat? Qeveria po jep nëpërmjet “partneritetit” publik-privat apo koncesionit çdo pasuri publike apo shërbim i cili është ofruar deri më sot nga institucione publike. Rasti më i fundi është paralajmërimi për koncesionin e mbledhjes së taksave!

Lëshimi i disa të drejtave sovrane në duar të privatit nga një qeveri e majtë që ideologjikisht është kundër privatizimeve tregon ose që qeveria është e dështuar në administrim ose përfiton miliona euro nëpërmjet korrupsionit dhe klientelizmit.

Pse nuk reagojnë “majtistët” si Miush Braçe për devijimin nga linja ideologjike?”, shprehet Salianji. Sipas tij, ka ardhur momenti për të hapur një tender për kryeministër privat. “A ka ardhur koha që qeveria e majtë të tenderojë edhe postin e kryeministrit ose ta zgjedhë kryeministrin në partneritet me privatin, të hapë tender për kryeministër privat?”, shkruan Ervin Salianji në profilin e tij në Facebook. 

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital