Salianji: Në skemën e ndihmës
ekonomike, funksionarët e PS

Salianji: Në skemën e ndihmës<br />ekonomike, funksionarët e PS<br>
Deputeti i Partisë  Demokratike, Ervin Salianji ka akuzuar dhe denoncuar sot disa raste të tjetërsimit të ndihmës ekonomike.
Sipas tij në qarkun e Korçës janë përfshirë  në skemën e ndihmës ekonomike funksionarë të Partisë Socialiste.

Por nga ana tjetër ai ka treguar disa foto, me anë të cilave tregon sesi është hequr një qytetar dhe është shtuar një tjetër, funksionar i PS.
Salianji theksoi se kjo skemë është komplet abuzive, një nga format më të mundshme të korrupsionit elektoral.

Ai publikoi emrat e sekretarëve dhe komisionerëve të partisë Socialiste, të cilët përfitojnë ndihmë ekonomike në kurriz të partisë së tyre.
Deputeti i bëri thirrje qeverisë që të rrisin pagat dhe të futin njerëzit në punë komunitare, ku secili të marrë një pagesë me dinjitet dhe jo një lëmoshë.  
 

[gallery]25815[/gallery]

a.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset