Salianji në Kontrast: Grupi i PD-së së vulës më e ashpër me koalicionin, kanë kompromis me Ramën! Vangjeli: Garë primati

Në një kohë kur ndihen ethet e fushatës, demokratët vijojnë të jenë edhe më të përçarë madje deri aty ku edhe garën politike janë duke e zhvilluar me llojin e vetë. Ky ka qenë konkluzioni i deputetit demokrat, Ervin Salianji i cili jo vetëm që përmendi ashpërsinë e PD “së vulës” madje u pozicionua në sinkron me akuzat e Berishës dhe Metës se demokratët zyrtar po bëjnë kompromis me mazhorancën. I ftuar në Kontrast me gazetarin Denis Minga dhe analistin Lorenc Vangjeli, këtë deduksion, Salianji e mbështet tek fakti se PD-ja zyrtare është më e ashpër me çiftin Meta-Berisha sesa me partinë Socialiste.

“Sot ka koalicion të demokratëve. Duket që ka një bashkim të partive që kanë programe të ndryshme. Elektorati opozitar i ka zgjedhur dhe është te koalicioni Berisha-Meta ku ka kandidatë të opozitës. Brenda mund të ketë ngjyrime të ndryshme dhe retorika e përdorur nga drejtuesi i grupimit të vulës është më e ashpër me koalicionin se me Ramën. Duket se ka një kompromis me Ramën.”- tha Salianji.

Demokrati Salianji gjithashtu ceku edhe çështjen e  emrit në fletën e votimit.

“Elektorati opozitar ka mençurinë të zgjedhë ku duhet. Në këto zgjedhje, vota e kandidatit është votë politike dhe është me emrin e tyre e s’duhet të bëjë ngatërresë. Nuk ka mbetur njeri pa i ditur elementët e fletave të votimit.”- tha Salianji.

Ndërsa sipas analistit, Lorenc Vangjeli problemi i opozitës është garë për primatin e jo për pushtetin.

“E njëjta shfaqje (PD e dyzuar) është edhe gjetkë. Po zhvillohen paralalelisht dy fushata, njëra patetike mes opozitash dhe realja. Ky është problemi, pjesë të opozitës kush ka primatin. Gara kryesore e opozitës është primatin e opozitë,s dhe kjo ëhstë garë primatie mes palëve.”- tha Vangjeli.

Një ndër çështjet më të diskutuara ka qenë se kush i financonte fushatat e koalicionit të Berishës dhe Metës. Salianji thotë se koalicionet financohen nga buxheti i shtetiti ndërsa u akuzoi PD-në se ka marrë para kot për aq kohë sa nuk ka kandidatë. Madje i ka udhëzuar që t’i  kthejë paratë ose t’ua japë kandidatëve të primareve.

“PL ka të ardhura të mjaftueshme. PD s’ka kandidatë, s’ka njerëz. Vula duhet t’i kthejë lekët se nuk kanë kandidatë, ose t’ua japin primareve se s’garojnë. Koalicionet kanë fonde nga buxheti i shtetit.”-tha Salianji.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:14
Nga financohen çifti Berisha Meta? Salianji në Kontrast: Koalicionet kanë fonde, ‘Vula’ të kthejë lekët! Vangjeli: Nëse Rama humb Tiranën të lëri postin

 

Një ndër çështjet më të diskutuara ka qenë se kush i financonte fushatat e koalicionit të Berishës dhe Metës. Salianji thotë se koalicionet financohen nga buxheti i shtetiti ndërsa u akuzoi PD-në se ka marrë para kot për aq kohë sa nuk ka kandidatë. Madje i ka udhëzuar që t’i  kthejë paratë ose t’ua japë kandidatëve të primareve.

“PL ka të ardhura të mjaftueshme. PD s’ka kandidatë, s’ka njerëz. Vula duhet t’i kthejë lekët se nuk kanë kandidatë, ose t’ua japin primareve se s’garojnë. Koalicionet kanë fonde nga buxheti i shtetit.

Është logjikë e thjeshtë fare, i ka kolacioni. Këtu po vidhen miliona euro... Diskutimi në themel është ky, ato lekët e fushatës Ramës dhe atyre u duken qindarka dhe i çojnë për pemë, po pemët kanë faturë? Po ato posterat që e ka mbushur Tiranën sa kushtojnë? Për këto duhet të shqetësohemi ne... Këto zgjedhje nuk janë të qeta, është tentativë për t’u dukur, kanë nisur me shpërthime, vrasje, ka tension të jashtëzakonshëm në terren. Shpresoj të mos ketë incidente të tjera, ata po mbajnë pushtetin me forcë.”- tha Salianji.

Ndërsa analisti Lorenc Vangjeli thotë se ka një ndarje të madhe mes asaj çka kërkon populli dhe asaj që ofron elita politike.

“Ka një ndarje mes interesit të publiku dhe oertat që elita ofron. Kjo është veçantia e këtyre zgjedhjeve, s’ka të bëjë fare me klime tensione. Nuk është se nuk ka të papritura në këtë garë, publiku e di rezultatin dhe ndaj është indiferent dhe prandaj janë të qeta. Sot nuk ëhstë ndesje jetë a vdekje të qytetarëve dikur, sot ëhstë ndeshje triploare që qytetarët po i shohin me indiferencë.”- tha ai.

I pyetur për vizionin e Salianjit pas zgjedhjeve, Salianji thotë se është e qartë se kush është opozita.

“Pas 15 majit shpresoj që shumica e bashkive të drejtohen nga kandidatët e koalicionit opozitar. Është e qartë kush është opozita, është Bashkë Fitojmë. Berisha dhe Meta janë opozitë.”- tha ai.

Vangjeli: Kjo është e qartë në opozitë, Berisha dhe Meta janë opozita, po s’do të thotë që kanë gjithnjë të drejtë. Nëse Rama humbet Tiranën, unë do i kërkoja i pari të rishikonte pozicionin e tij. Ai humbet egjitimitetin moral. Ama nëse konfirmohet ai do ketë edhe legjitimitetin institucional

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'