Salianji në Report TV:Jam për
përballje të fortë me qeverinë

Salianji në Report TV:Jam për<br />përballje të fortë me qeverinë<br>
Deputetit i PD, Ervin Salianji i ftuar në Report Tv është shprehur në lidhje me turin e Bashës për takim me bazën dhe qytetarët se ky më shumë është një bashkëbisedim se sa një shpjegim i situatës, pasi "qytetarët e dinë më mirë se sa deputetët, se sa janë rritur taksat, sa ka shkuar fatura e dritave, etj". 

"Nga takimet që kam bërë me bazën kam parë se është thyer besimi i qytetarëve tek qeveria dhe në protestë ishim ne që administruam mllefin e qytetarëve, ndryshe Rama nuk do të ishte më në zyrë", shprehet Salianji.

I pyetur për opsionin e djegjeve të mandateve nga ana e PD, Salianji është shprehur se "Personalisht jam për një përballje të fortë më mazhorancën. Një vendim ekstrem nuk do të na linte mundësi për rrugë të tjera veprimi". 

Për sa i përket bashkimi të votave të PD me PS dhe LSi në miratimin e buxhetit në Bashkinë e Elbasanit dhe Gjirokastërs, Salianji është shprehur se "Këto janë politika lokale dhe PD është gati ta bashkojë votën për të ulur taksat dhe për të mirë të qytetarëve. Përsa i përket Tiranës bëhet fjalë për 60 mln euro që do ti shkojnë klientëve të qeverisë nëpërmjet Partneritetit Publik-Privat".

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

'Më vinte në krevat dhe thoshte po hyn mes çiftit', Françeska e zhgënjyer nga Heidin

'Më vinte në krevat dhe thoshte po hyn mes çiftit', Françeska e zhgënjyer nga Heidin