Salianji: Ngërçi s’është më politik
ka marrë përmasa mbarë shoqërore

Salianji: Ngërçi s’është më politik<br />ka marrë përmasa mbarë shoqërore
Partia Demokratike synon ta shtrijë masën e pakënaqësisë ndaj qeverisë përtej mbështetësve të saj besnikë, me qëllim marrjen e mbështetjes nga e gjithë shoqëria.
 
Sekretari për Aksionin Qytetar në PD, Ervin Salianji, përmes një postimi në Facebook shkruan se ngërçi politik nuk është më thjeshtë çështje e politikës. 

"Këto ditë të ngërçit politik që nuk mund të jetë thjeshtë politik, por është mbarë shoqëror i është shtuar një alarm i madh, tejkalimi i masës kudo! Telenovela e koalicionit qeveritar ka tejkaluar çdo masë, konkuron me çdo skenar indian ku edhe teleshikuesi e di qartë çdo ndodhë por e ndjek për të parë ngjyrat e shtëpive!", shkruan ai. 
 
Salianji i referohet edhe incidentit të fundit të kryetarit të degës së PD në Lushnje, Myslim Murrizi me një efektiv të policisë rrugore.
 
Sipas tij, kësaj çështje iu dha vëmendje përtej peshës reale në një kohë kur vendi vuan institucionet e kriminalizuara dhe trafikun e drogës që tashmë është kthyer në praktikë të përditshme rutinore. 

"Ta kalosh problemin në tallje dhe në shproporcion të plotë me seriozitetin e tij do të thotë ti bësh njerëzit të mësohen të qeshin me hallet e tyre. Po ashtu të mos lësh njerëzit të mendojnë nga më e rëndësishmja tek më pak e rëndësishmja. Pas kësaj është shumë e thjeshtë ti shesësh atyre çdo gjë si  të rëndësishme.
 
E shihet tejkalimi i masës në vëmëndjen e shproporcionuar që merr komunikimi i një qytetari, Myslym Murrizit,  me një polic rrugor, ku përtej të gjitha gjykimeve, vëmendja me qëllim të posaçëm fokusohet në "u tha çfarë u tha", ndërsa zgjidhja është një proçedurë e thjeshtë institucionale".
 

Postimi i plotë i Salianjit:
“Çdo gjë me masë”  thotë urtësia popullore.  Nga lindja e largët një qytetërim edhe më i lashtë se perëndimi Konfuci thoshte,: “çdo qëndrim çdo vendim që nuk respekton masën dhe ekuilibrin është anti njerëzor”.
 
Këto ditë të ngërçit politik që nuk mund të jetë thjeshtë politik, por është mbarë shoqëror i është shtuar një alarm i madh, tejkalimi i masës kudo!
 
Telenovela e koalicionit qeveritar ka tejkaluar çdo masë, konkuron me çdo skenar indian ku edhe teleshikuesi e di qartë çdo ndodhë por e ndjek për të parë ngjyrat e shtëpive!
 
Hipokrizia dhe tallja me shqiptarët, kur kryeministri thotë që "..problem me drogën nuk kemi"..., por "..po shpallim plan kombëtar për luftën kundër kanabisit"; e tejkalon çdo masë,  kur një pjesë të trupave të policisë vendosën nën Ministrinë e Bujqësisë, a thua se trafikantët do të jenë si mickonjat që kërkojnë  spërkatje dhe kanabisi të jetë bimë ushqimore.
 
Por tejkalimi i masës nuk bëhet padashje, është strategjik. Ta kalosh problemin në tallje dhe në shproporcion të plotë me seriozitetin e tij do të thotë ti bësh njerëzit të mësohen të qeshin me hallet e tyre. Po ashtu të mos lësh njerëzit të mendojnë nga më e rëndësishmja tek më pak e rëndësishmja. Pas kësaj është shumë e thjeshtë ti shesësh atyre çdo gjë si  të rëndësishme.
 
E shihet tejkalimi i masës në vëmëndjen e shproporcionuar që merr komunikimi i një qytetari, Myslym Murrizit,  me një polic rrugor, ku përtej të gjitha gjykimeve, vëmendja me qëllim të posaçëm fokusohet në "u tha çfarë u tha", ndërsa zgjidhja është një proçedurë e thjeshtë institucionale.
 
Ndërsa askush nuk bën virale nëpër rrjete dhe lajme  se si institucionet i ka zënë viroza e krimit, ndërkohë që  lajmet për qindra ton hashash që dalin nga Shqipëria  kalohen si rutina e jetës shqiptare, madje hiqen nga stacionet televizive me idene,  "se kjo dihet nuk është lajm".
 
Kjo regji që heq vëmendjen nga gjërat jetike dhe vë prozhektorët  tek “telenovelat”  kushdo që ka marë përsipër ta bëjë duhet të dijë që po kontribuon pro shkatërrimit".

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Lushnjë/ Zjarr në kodrat e ullishteve në fshatin Karbunarë! Era favorizon përhapjen e flakëve

Lushnjë/ Zjarr në kodrat e ullishteve në fshatin Karbunarë! Era favorizon përhapjen e flakëve