Partia Demokratike nuk do të ulet në tryezë as me kryeministrin e as me opozitën e re madje nuk ka ndërmend të lëshojë pe për të pranuar kërkesat për hapje të listave apo heqjen e koalicioneve parazgjedhore në këmbim të votave për miratimin e "Zgjedhores".
Këtë e konfirmon për Report Tv, ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji.
"Ky nuk është një pazar, rregullat e lojës nuk janë çështje pazari dhe nuk janë çështje që më jep dicka që të të jap dicka. Është një çështje standarde që duhet të jetë e garantuar nga qeveria dhe përgjegjëse është qeveria që gjithë spektri politik ësht% dakordësuar dhe ka arritur një marrëveshje. Edi Rama thotë uluni prapë me Edi Ramën, nuk ka sens", thotë Salianji.
Ndonëse selia blu nuk është shprehur kundër listave të hapura, Salianji argumenton pse në këto momente kërkesa e opozitës parlamentare nuk mund të merret parasysh. Sipas tij, ndryshimi i sistemit nuk mund të ndodhë disa muaj para zgjedhjeve parlamentare.
"Nuk mund të bëhet në këtë moment pa kaluar tek qytetarët sepse ka teknikalitete që nuk mund të kalojë 7 muaj para zgjedhjeve, mënyra se si do të zgjidhen, votimi elektronik për të pasur një listë të gjatë të kandidatëve, nëse do të jenë propocional rajonal apo proporcional kombëtar. Të gjitha këto elementë nuk të çojnë edhe nga ana teknike për të realizuar një proces të hapjes së listave", thotë Salianji.
Shpresat për të hedhur poshtë legjitimitetin e 30 Qershorit i mban te Gjykata Kushtetuese, e cila shpreson të ngrihet para prillit të vitit 2021, periudhë në të cilën duket se palët kanë rënë dakord për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme. Deri atëherë, ish-deputeti i PD shpreson të jenë zgjedhur kryebashkiakët e rinj.
/D.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.7%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
73.9%
Vota total: 180
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama: Një grup kriminelësh në Onkologjik shkaktuan situatë dramatike! Me izraelitët e kthejmë QSUT në qendër ekselence! Rastet e rënda të fëmijëve do kurohen në Izrael
24 Janar, 11:37
-
Gati projektligji/ Krijohet ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ me fokus tek bujqësia! Rama: Motor zhvillimi për ekonominë, 250 mln € kredi të buta për biznesin
24 Janar, 10:15
-
Laboratorë Smart për mbi 35 mijë nxënës, do shtohen edhe në 615 shkolla të tjera
24 Janar, 08:51
-
FOTOLAJM/ Aleks Soros takohet me kryeministrin Rama në Davos: Shqipëria e para nga të gjitha
23 Janar, 18:42
-
Shqipëria në panairin e turizmit në Madrid, Rama: Qendër vizitorësh nga e gjithë bota
23 Janar, 17:01
-
'Po talleni me njerëzit, 700 kW janë pak', Rama iu përgjigjet komentuesve: Ulëm çmimin e energjisë si askush rrotull nesh! Kush fiton pak, paguan më pak
23 Janar, 11:50
-
Muzeu Etnografik i Krujës, tradita kulturore përjetësohet me anë të teknologjisë VR
23 Janar, 08:40
-
Nga Budapesti në Shkodër, 300 objekte shqiptare do ekspozohen për herë të parë
22 Janar, 21:22
-
Rama në Forumin e Davosit: Turizmi, kali ynë i betejës! Po angazhojmë arkitektë nga mbarë bota, këtu do ketë projekte që nuk i gjen në rajonin tonë
22 Janar, 14:57
-
Davos/ Rama e Zelensky firmosin marrëveshjen 10-vjeçare në fushën e mbrojtjes! Portet të mbyllura për anijet ruse deri kur të vihet paqja e drejtë
22 Janar, 14:34
-
Eduard Zaloshnja: 46 deputetë tejet të sigurt të Ramës dhe 46 deputetë pothuaj të sigurt të Berishës
22 Janar, 14:01
-
Ligji për Akademinë e Shkencave, shtyhet seanca në Gjykatën Kushtetuese, Ina Zhupa: Rama kërkon të kapë këtë institucion me njerëz politik
22 Janar, 11:05
O SALIBAJGA TI JE KART E DJEGUR SE JE NJË MONSTËR. KUSH PO PYT SE ULESH TI APO SULESH TI PËR ZGJEDHJE. PARTIA ANTISHQIPTARE PARTIA WC PD NUK FITON KURR MË NË KTË JET O PALAÇO CIRKU.
PërgjigjuPo ci duhesh ti tryezes
PërgjigjuUlu ne tryeze me Babalen.
PërgjigjuI biri Sheges i ngjizuer ne haur te lopeve... prit haher nga ky birbo ... ptu rrace mu...
Përgjigju