Salianji: PD do vijojë sërish  
protestat për rrëzimin e Ramës

Salianji: PD do vijojë sërish  <br />protestat për rrëzimin e Ramës
Deputeti i PD-së Ervin Salianji deklaron se PD do u rikthehet protestave për rrëzimin e Edi Ramës nga pushteti, pavarësisht se fitoi zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

Sipas tij, vetëm me çadrën në Bulevard, PD ia doli të rrëzojë gjysmën e qeverisë. Ndërsa protestat e ardhshme, la të kuptohej ai, do kenë vetëm një qëllim, largimin e Ramës. 

"Ne do ta rrëzojmë Ramën me protestë, me çadrën rrëzuam gjysmën e qeverisë. Protestat do vijojnë kundër keqqeverisjes”, u shpreh Salianji. 

I ftuar në emisionin “Fol me mua, fol me ata” të gazetarit Enkel Demi në TVSH tha se Basha sakrifikoi duke qëndruar në krye të Partisë Demokratike pas humbjes, ndërsa akuzoi PS-në se vodhi votat gjë që sipas tij çoi në humbjen e zgjedhjeve nga demokratët.

Nga ana tjetër, deputeti i ri demokrat nuk përjashtoi as problemet e brendshme brenda demokratëve. 

“Fushata ka qenë e decentralizuar secili nga ne kemi bërë denoncime gjatë ditës së zgjedhjeve. Kemi denoncuar me emër e mbiemër ata që kanë blerë votat. Ne e kemi denoncuar dhe kemi faktuar vjedhjet. Mënyra si vidheshin votat në 2001 nuk është e njëjtë.

Atëherë vidhej në Qendra Votimi, aty dhe ku numëroheshin. Votat tani nuk vidhen më në komision dhe gjatë numërimit. Tani u merren kartat e identitetit. Janë kërcënuar dhe dhunuar mbështetës të PD, kemi bërë denoncime në polici.

Ne kemi pasur info për vjedhjen e kartave të identitetit ndaj kërkuam votim e numërim elektronik. Rama ka kërcënuar prandaj fitoi. Ne do ta rrëzojmë Ramën me protestë, me çadrën rrëzuam gjysmën e qeverisë”
 - tha Salianji.

Duke komentuar zhvillimet e brendshme në PD, ngrirjen e funksioneve të Bashës Salianji e cilësoi si marrje të përgjegjësive nga kryedemokratit.

Salianji deklaroi se Partia Socialiste i ka vjedhur votat për të ardhur në pushtet. Ndërsa shtoi se mbështetës të PD janë kërcënuar që të mos votojnë të djathtën.

Ai gjithashtu tha se PD i ka denoncuar këto raste të vjedhjeve që janë kryer para datës së zgjdhjeve dhe jo gjatë votimit.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë