Salianji-Spiropalit: Çika e partisë
i lexon mesazhet kokëposhtë

Salianji-Spiropalit: Çika e partisë<br />i lexon mesazhet kokëposhtë<br>
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji me anë të një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me deklaratën e Elisa Spiropalit, e cila këshillonte Lulzim Bashën të mbyllte gojën pas deklaratave të ambasadorit amerikan, Donald Lu.

Salianji shkruan në facebook duke ironizuar me Spiropalin duke e quajtur atë si “Donikën” e partisë, që sipas tij e përdor kryeministri  sa herë që ka halle.

“Sk-Edi- beu nxorri Donicën të shfryjnë hallin që iu ka rënë, si goja e vetme që mund të bëjë pis drejtesinë, sepse pret radhën e hetimit të milionave të doganave, për të cilat ka folur së pari Departamenti Amerikan i Shtetit"-shkruan ndër të tjera depiteti i PD, Ervin Salianji.

Statusi i plotë i deputetit të PD, Ervin Salianji:

“Sk-Edi- beu nxorri Donicën të shfryjnë hallin që iu ka rënë, si goja e vetme që mund të bëjë pis drejtesinë, sepse pret radhën e hetimit të milionave të doganave, për të cilat ka folur së pari Departamenti Amerikan i Shtetit”-

Pasi i thirri dje gazetarët që ti perdorte si mjegull, duke i spërkatur me stërkalat e vrerit, se i duhej te mbulonte skandalin e qafirëve dhe tahirëve, nxorri Donicën sot të lëpinte me krenari për socialistet mbetjet e turpit ndërsa lexonte mesazhin e ndërkombëtarëve kokëposhtë si çikë e denjë partie .

Mesazhi është i qartë:

1. Askush mbi ligjin. Pra të gjithë të barabartë para ligjit, si cdo qytetar që arrestohet dhe përballet me drejtësinë kur akuzohet nga prokuroria e shtetit ashtu duhet të ndodhë edhe me Ramën, Saimirin, Elisën, e të tjerë me radhë.

2.Zbulimi i të vërtetës por jo gjyqe si në komunizëm. Gjyqet bëhen sipas parimit të ndarjes dhe balancimit të pushtetit Check and Balance, pra secili institucion tagrin e vet; jo si në komunizëm ku byroja politike bënte fiks siç ju bëtë, gjyqe politike per fajësi ose pafajësi.

3. Inkurajojmë prokurorinë dhe gjykatën. Nuk është thënë inkurajojmë byronë politike. Tahiri duhet ti dorëzohej drejtësisë të vendoste fajësinë ose pafajësinë

Frika që po i ha shpirtin e bën të nxjerrë këto t’i venë gjoksin plumbave të armikut te jashtëm dhe të brendshëm. Frika po gërryen këta, mosndëshkueshmëria po iu ha shpirtin gjithë shqipëtarëve.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës