Salianji:U kërcënova nga deputeti
i PS.Ja ç'ndodhi te 'Siguria'/VD

Salianji:U kërcënova nga deputeti<br />i PS.Ja ç'ndodhi te 'Siguria'/VD<br /><br>
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar se është kërcënuar nga kolegu i majtë, Pjerin Ndreu, gjatë mbledhjes së sotme në Komisionin e Sigurisë. Në një dalje për media, Salianji paralajmëroi mazhorancën se nuk do t’ia mbyllë gojën opozitës me kërcënime, duke shtuar se nuk frikësohet.

Më tej, ai sulmoi kryeministrin Edi Rama, teksa tha se fle me krimin dhe qeveris me banditët që i ka futur në Parlament.

“Një nga deputetët e mazhorancës tentoi sot të kërcënonte, duke menduar se do më frikësonte për të mos thënë të vërtetat nga frika dhe lepuri që ka në barkë dhe kapja që iu kanë bërë ndërkombëtarët në krim, drogë e grupet kriminale. Sot ishte një fakt tjetër i provuar i asaj që kemi thënë prej vitesh, që Rama fle me krimin, që banditët i ka futur në Parlament dhe me ta qeveris. Nuk kam frikë nga kërcënimet, opozitës nuk i mbyllet goja”, tha Salianji. 

Ndërkohë, Komisioni i Sigurisë u shoqërua me debate të forta, ku pati dhe një përplasje mes Salianjit dhe deputetit të PS, Paulin Stërkaj. Në fillim të videos, Salianji i drejtohet deputetit Pjerin Ndreu, duke i thënë "Kujdes, kij kujdes kur flet me mua, se s'jam unë ai ...". Menjëherë pas kësaj, ndërhyn Stërkaj, i cili i tha Salianjit se është në komision dhe jo në televiozion, ndaj dhe nuk duhet të flasë vend e pa vend, duke e cilësuar si 'bilbil të karikuar'.

Debati:
Stërkaj: Ju e keni me bë ca pyetje dhe me ik.

Salianji: Jo, jo, shkon droga ...

Felaj: Mundemi ta vijojmë.

Stërkaj: Nuk është çështja me zgjat muhabetin.

Salianji: Jo, mund ta zgjasim dhe 3-4 ditë.

Stërkaj: Ore djalë s’je në televizion këtu, je në komision.

Salianji: Po pra komision, por ...

Stërkaj: Ti je i karikuar si bilbil mali, por ule içik ...

Salianji: Hajt shëndet!

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf