Salianji:U zgjodh prokuror Edi Rama
vrau shpresën e shqiptarëve

Salianji:U zgjodh prokuror Edi Rama<br />vrau shpresën e shqiptarëve<br>
Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka mbajtur një fjalim me tone të ashpra në kuvend duke hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Salijani tha se Shqipëria përpëlitet në varfëri, nga urrejtja kundër qeverisë, ne po diskutojmë se kush do të menaxhoj një faqe interneti. Nën 18 dhjetor kjo maxhorancë për caktoi republikën e padrejtësisë që ka krijuar në këto katër vite, duke i vënë çatinë.

Më tej deklaroi se maxhoranca vendosi që të zgjedh prokuror Edi Ramën, duke vrarë shpresën e shqiptarëve për një drejtësi të pavarur.

Deklarata e plotë:

Ndërkohë që Shqipëria përpëlitet në varfëri, nga urrejtja kundër qeverisë, ne po diskutojmë se kush do të menaxhoj një faqe interneti. Nën 18 dhjetor kjo maxhorancë për caktoi republikën e padrejtësisë që ka krijuar në këto katër vite, duke i vënë çatinë. Kjo maxhorancë vendosi që të zgjedh prokuror Edi Ramën, duke vrarë shpresën e shqiptarëve për një drejtësi të pavarur.

Duke shkatërruar shpresën e shqiptareve se në këtë vend mund të ecë dhe ai që është i drejtë, dhe i keqi dhe i ligu ai që vjedh dhe që bën krime do të shkonte në burg. Republike e padrejtësisë që ka ndërtuar Edi Rama në këto katër vite është kjo republika që shohim këtu, ku shqiptarët kërkojnë një ditë punë dhe presin të marrin 5 mijë lekë të vjetra ndërsa qeveria dhe deputetet paguhen me miliona.

Në republikën e padrejtësisë së Edi Ramës nuk ka shëndetësi fals, por koncesione. Ndërkohë që kemi kryeministrin që shkon disa herë në vit për të bërë operacione plastike në Amerikë, për të bërë botoks.

Në këtë republikë të padrejtësive, të gjithë shikojnë të ikin nga sytë këmbët, ndërkohë që i vetmi njeri që është kthyer në Shqipëri është vëllai i kryeministrit. A keni parë ndonjë që është kthyer nga emigracioni?

Çmimi i energjisë elektrike është rritur dhe nuk u ul siç u prmetua, por 600 milion euro janë falur kompanisë CEZ nga Rama me një të rënë të lapsit.

Burgu i erdhi afër, me Saimir Tahirin por shkatërroi drejtësinë duke i dhënë pasaportat, dhe pas disa kohësh Saimir Tahiri do të kthehet këtu si hero dhe do duartrokitet.


Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane