Salianji: Veliaj jeton me mashtrime
s'ka nevojë për oksigjenin e parkut

Salianji: Veliaj jeton me mashtrime<br />s'ka nevojë për oksigjenin e parkut
Sekretari për Aksionin Qytetar në Partinë Demokratike, Ervin Salianji, fton qytetarët që t’i bashkohen nesër në orën 10:00 protestës së Partisë Demokratike kundër ndërtimeve në Parkun e Liqenit.
 
Në një postim në Facebook, ai ironizon edhe kryebashkiakun Erion Veliaj, kur thotë se s’i duhet oksigjeni i parkut të gjelbër, pasi jeton me mashtrime.
 
“Veliaj mund të jetojë edhe pa mushkëri, nuk i duhet oksigjen, jeton me mashtrime! Tirana nuk jeton dot pa mushkëritë e saj! Të ndalojmë shkatërrimin, t’i themi ndal! Nesër datë 22, ora 10, tek bashkia dhe më pas të gjithë drejt parkut!”, shkruan Selianji në Facebook.
 
Partia Demokratike ka paralajmëruar nesër paradite mbajtjen e një proteste përpara Bashkisë së Tiranës dhe më pas protestuesit do të marshojnë drejt Parkut të Liqenit. Opozita dhe aktivistë të Shoqërisë Civile kundërshtojnë ndërtimin e një këndi lojërash në brendësi të parkut.  

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar