Salianji-Veliajt:Ish drejtori i Berishës
Besjan Pesha, të bëri ky që je sot

Salianji-Veliajt:Ish drejtori i Berishës<br />Besjan Pesha, të bëri ky që je sot
Pas deklaratës së kryebashkiakut Erion Veliaj se protesta e tregtarëve dhe përfaqësuesve të biznesit organizohet nga ish drejtorë të Berishës, ka ardhur reagimi i Kreut të Sekretariatit për Aksionin Qytetar në PD, Ervin Salianji.
 
Sipas tij, Veliaj fshikulloi një nga ish bashkëpunëtorët dhe miqtë e tij më të ngushtë në lëvizjen MJAFT, Besjan Peshën, i cili në qeverisjen PD-LSI, ka mbajtur detyrën e drejtorit të AKBN. Ervin Salianji i kujton kryetarit të Bashkisë se ka qenë Besjan Pesha ai i cili e promovoi Erion Veliajn, derisa ky i fundit iu fut politikës.
 
Statusi në Facebook i Ervin Salianjit

“Veliaj, jo vetem mashtrues por njeri pa asnje cilesi morale dhe karakteri, arrogant, prepotent i mbetur ne tentative, mosmirenjohes dhe zhvates. Vjedhes dhe zhvates jo vetem i parave nga biznesi, nga donacionet apo edhe nga ajri i parkut te liqenit.

Kudo ku ka lek i erresohen syte dhe i turbullohet mendimi. Sot i kapur gafil nga qindra tregtare qe i çon ne faliment me taksat e larta nuk merret me argumentin por akuzon si “drejtor te Berishes” ish shokun e vet te ngushte, nje nga njerezit qe e ka ndihmuar te katapultohet nga hedhes i letres higjenike ne Albtelekom ne kelyshin e Rames dhe sot ne sharesin e shokut te vet. Apo nuk i behet gjykim mbi baza morali ketyre thuaj. O kryebashkiak ul taksat, degjo qytetaret, je kryesherbetor i qytetit jo inatçor i xhelozive personale”.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?