Detyra e një sulmuesi është të shënojë. Këtë ka bërë edhe Hamdi Salihi e mbylli sezonin e kaluar me 22 gola për ekipin e Nojshtad.

Skuadra e tij, këtë javë arriti të fitonte në transfertë përballë skuadrës së Vorvarts Steir me rezultatin 0-2.

Ai që shënoi i pari ishte Salihi, i cili gëzoi tifozët në minutën e 56. Më pas serinë e golave e mbylli Kienast në minutën e 94.

Kjo është fitoja e parë që Nojshtadi ka regjistruar pas 3 javësh kampionat, pas një barazimi dhe një humbjeje