Salihi, Vajushi dhe Çani ndërrojnë
ekipet, Gashi më i miri  i Zvicrës

Salihi, Vajushi dhe Çani ndërrojnë<br />ekipet, Gashi më i miri  i Zvicrës
Lëvizjet që janë realizuar këtë afat kalimtar të dimrit për lojtarët e ekipit kombëtar të futbollit kanë qenë ndër më intensivet që kanë ndodhur.
 
Në limitet e merkatos sulmuesi Hamdi Salihi ka vendosur që të firmosë për një ekip të ri, por që nuk ndryshon kampionat duke qëndruar në Izrael.
 
Shkodrani Hamdi Salihi ka zgjedhur ekipin e Hapoel Haifa për të vazhduar karrierën.
 
Salihi ka firmosur me Hapeol Haifa një kontratë 6 muaj me opsion për të rinovuar dhe një tjetër sezon. Salihi do të përfitojë 20 mijë dollarë në muaj.
 
Tashmë është zyrtare, Aramndo Vajushi është shqiptari i radhës që i bashkohet kolonisë kuqezi në kampionatin italian të futbollit.
 
Edgar Çani firmosi dje me anglezët e Leeds United, skuadër që militon në Championship të Anglisë, e cila pagoi 600 mijë euro për shërbimet e tij te Catania.
 
Shkëlzen Gashi është shpallur futbollisti më i mirë i vitit në kampionatin zviceran për 2014.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra