Saliu është zjarrvënësi, dosja Tropoja tani po fillon të zbardhet

Saliu është zjarrvënësi, dosja Tropoja tani po fillon të zbardhet

Sali Berisha

Medalja gjithmone ka dy ane. Dy ane ka dhe ceshtja Hajdari, apo ceshtja Haklaj, apo me mire çeshtja Tropoja. Njera ane e medaljes, ka rreth 20 vjet qe na eshte servirur, ndersa tjetra, sapo ka nisur te shfaqet. E verteta asnjehere nuk tretet, dhe kete po e faktojme me se miri tani. Jane rreth 200 viktima, te nje krahine nga me te voglat, qe nuk gjejne qetesi aty ku jane, pasi shpirtin ja u trazon intriga e luajtur mbi jetet e tyre dhe qe prej 20 vitesh serviret si drejtesi.

Nuk ka krim pa motiv, nuk ka shkak pa pasoje, dhe ashtu si dikur te gjitha rruget te conin ne Rome, sot te gjitha provat e faktet te cojne tek nje shkak, motiv, apo inspirues ne lidhje me masakren e Tropojes, te cojne tek Sali Berisha. E pafalshme qe nje president, perfaqesues me kushtetute i unitetit te popullit, percan pa meshire vete krahinen ku ka lindur. Sikur te ishte 1% ne nivelin e detyres se tij, ai do te shuante cdo meri brenda vetes, dhe do te ishte personi perbashkues dhe jo percares i krahines. Mirepo egoizmi i pafre, mendja e tij e mbyllur totalisht, perpara atyre qe mendonin ndryshe nga ai, e cuan drejt rolit me te zi te mundshem.

Per shume kohe, njerezit te tmerruar nga masakra e Tropojes, nuk e hapen gojen dhe u duk se qellimi i Saliut, per t’u imponuar ndaj kujtdo qe ishte kundershtar me te, u arrit. Saliu dha shembullin gjakatar se, ai te vret, te degdis ne ekzil, te rrafshon kullen dhe bile te shkaterron edhe varret. Saliu tregoi se ishte inatçi deri ne skaj, dhe i afte t’i dilte per zot inatit te tij, prandaj askush nuk duhej te merrte guximin e te perballej më me te. Dhe vertet, ai krijoi pushtet te pakufizuar, te mbeshtetur plotesisht mbi friken dhe shperblimin.

Po te analizosh ngjarjet, kuptohet qarte se Saliun e kane perdorur, por edhe ai i ka perdorurte tjeret, ne nje marreveshje te heshtur keqperdorimi killerash.Saliu fillimisht fitoi ne intrigen e Tropojes, pasi ai si asnje tropojan tjeter, nuk ka skrupuj, bese e fe, luan pa rregulla dhe ka vetem nje menaxhues: unin e tij. Ne takimin e shumeperfolur te Rognerit, ai si duket arriti nje marreveshje me kundershtarete tij politike, ne dem te mjaft prej bashketropojaneve te tij.

Mesa duket ne shkembim te nje qetesie ne Tirane, atij dhe njerezve te tij, iu la dore e lire ne masakren e Tropojes. Asnjehere me pas, nuk ka pasur aksione te tilla vrasese ne Shqiperi, me nje kordinim, precizion, fuqi dhe intesitet te tille. Si gjithmone, aksione te tilla, gjenin perkrahjen publike te Saliut, i cili ishte perhere i pari ne dijeni te asaj qe kishte ndodhur apo do te ndodhte, dhe qellimisht bombardonte opinionin i pari me fakte gjysem te verteta.

Megjithate njerezit e kane kaluar cakun e frikes se mbjelle nga Saliu, dhe jane gati te perballen me cdo cmim me te. Izeti, Zylfija e te tjere, sot jane makthi i Saliut. Kembanat e drejtesise po i bien fort ne vesh Saliut, aq sa shume shpejt do t’a shastisin perfundimisht ate.

Sot njerezit po mesojne me fakte se: Saliu eshte zjarrvenesi i Tropojes, se Saliu te vret, se Azemi ka vajtur i shantazhuar nga dikush tjeter me arme ne dore ne drejtim te Fatmir Haklajt dhe jo Fatmir Haklaj ne drejtim te Azemit, se Azemi ne menyren se si vajti beri vetevrasje, apo provokoi vrasjen e tij, se Saliu genjeu publikisht per vrasesin e vertete, se Saliu e perdori vrasjen e Azemit, per te perligjur hakmarrjen e padegjuar ne Tropoje dhe per te rimarre pushtetin.

Njerezit e mesuan se, Azemi e drejtoi gishtin per vrasjen e Shkelqim Haklajt pikerisht te Saliu. Sot njerezit po mesojne se: nje grup stermadh vrasesish, ata qe u quajten vrasesit e vrasesve te Azemit, shkaterruesit kullave dhee varreve, jane te lire, te paprekur nga forca e ligjit, dhe per me teper te gatshem per vrasjet e radhës. Sot njerezit u njohen me shkakun e vertete, pse Saliu nuk ka guxim te shkoje ne kullen e tij prej me shume se 20 vjetesh. Sot njerezit mesuan se, dosja Tropoja tani po fillon te zbardhet.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen