TIRANE- Partia Demokratike reagoi për ceremoninë e organizuar nga qeveria në kujtim të katër viktimave të “21 janarit”. Ish-kryetari i partisë Sali Berisha dhe kryetari aktual i PD-së, Lulzim Basha theksuan se fajtori i vërtetë mbi ngjarjen është kryeministri Edi Rama. Basha u pyet në një konferencë për shtyp mbi këtë ngjarjen duke dhënë një përgjigje të shkurtër se shkaku është i lidhur me pasojnë, duke lënë të kuptohet se shkakatari i protestës ishte vetë Edi Rama dhe për rrjedhojë erdhi pasoja e katë të vrarëve. “Pasojat e 21 janarit nuk mund të ndahen kurrë nga shkaku, shkaktarët dhe organizatorët e 21 janarit, që sot përdhosën kujtimin e viktimave të 21 janarit”,- theksoi Basha.

Ndërsa Berisha në një postim në faqen e tij në “facebook” e krahason 21 janarin e vitit 2011 si ngjarjen më të rëndë të ndodhur në 80 vitet e fundit në Shqipëri duke harruar grushtin e shtetit që organizoi në 14 shtator të vitit 1998 ku pushtoi Kryeministrinë dhe Radoi Televizionin Shqiptar, ku në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” opozita e atërshme e PD-së doli me tank e kundra-tank duke sulmuar institucionet qeveritare. Krahas kësaj, Berisha e krahason ngjarjen e ndodhur në 21 janar të vitit 2011 si më të rëndë edhe se sulmi që i bëri komisariateve të policisë dhe kryeministrisë në vitin 2000. Në postim e tij në “facebook” ish-kryeministri i cilëson gardistët të cilët janë edhe të akuzuarti kryesor për katër vrasjet e ndodhura si herojnë të cilët mborjtën me vetëmohim godinën e kryeministrisë.

“Më 21 janar të vitit 2011 banditë të paguar sulmuan për 5 orë me bomba molotov, gur, hunj, eksplozivë selinë e Këshillit të Ministrave. Forcat e Rendit dhe të Gardës së Republikës mbrojtën me vetëmohim dhe heroizëm institucionet dhe rendin kushtetues. Në përleshjet që u zhvilluan atë ditë pati katër viktima dhe dhjetra e dhjetra policë, gardisë e qytetarë të palgosur. Duke shprehu edhe një herë ngushëllimet e sinqerta për viktimat, denoncoj 21 jajarin si ngjarjen më të rëndë në historinë e shtetit shqiptar në 80 vitet e fundit”,- shkruan Berisha në “facebook”.

Por ky reagim i dy figurave më të larta të PD-së duket se vijon në të njëjtën linjë si të tri viteve më parë kur Basha ishte Ministër i Brendshëm dhe Berisha Kryeministër. Kësosj ata vijojnë duke akuzuar Edi Ramën si shkaktar dhe organizator i një grushti shteti. Ajo që bie në sy në shkrimin e ish-kreut të PD-së është se e cilëson goditjen me gurë të kryeministrisë më të rëndë se sa kundratanku që kishte në bulevard në vitin 1998 ku bëri edhe grushtin e shtetit ndaj ish-qeverisë së atëhershme Nano. Ndërsa deklarata e Bashës duket se heq dorë nga të gjitha përgjegjësitë që mund të ketë si Ish-Ministër i Brendshëm.

Topi: I dyshuari si vuri fre gojës, vazhdon e akuzon sërish
Ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi, theksoi dje se ngjarja e 21 janarit të vitit 2011 duhet të zbardhet dhe akuzoi në mënyrë indirekte ish-kryeministrin Sali Berisha si urdhëruesin e vrasjeve. Në një konferencë për shtyp të organizuar në mbledhjen e kryesisë së partisë Fryma e re Demokratike, Topi theksoi se personi që urdhëroi vrasjet është ende i lirë dhe vijon ende që të akuzoi të tjerët për ngjarjen e ndodhur. "Politika ka shumë punë për 21 janarin e sidomos drejtësia ka shumë punë. Jo për t’u futur në teknalitete. Historia është shumë e thjeshtë: Kush urdhëroi, në c’mënyrë urdhëroi se nuk janë urdhëruar thjesht forcat e Gardës, por edhe mjekët.

Mbi ç’baza u hodhën akuza. Njeriu më i ekspozuar është ai që nuk i vuri fre gojës dhe është ende me gojë të hapur duke akuzuar të tjerët. Dhe sa kohë do ketë njerëz të emëruar politikisht në sistemin e drejtësisë, krejtësisht në gjyqësor, ai dhe të tjerë të implikuar do vazhdojnë të flasin pa i ardhur turp për atë që kanë bërë, që kanë fshirë edhe serverin”,- tha ai. Kreu i FRD-së theksoi gjithashtu se politika bëri një hetim sipërfaqësor dhe komisioni hetimor nuk paraqiti as një raport mbi ngjarjen.


Shkrimi u publikua sot (22.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)