TIRANË- Në fund të vitit që sapo lamë pas Bashkia e Tiranës ka hapur një tender në vlerën e 408.5 milionë lekëve (3,433,681 euro), për bërjen e studimit dhe projektimit për Projektin e ri për Rindërtimin e Kampusit të Universitetit të Tiranës, ndërtimin Universiteti të Arteve si dhe të Akademisë së Policisë Tiranë”.
Gara e hapur më 30 dhjetor 2021, do të mbyllet më 26 janar të këtij viti dhe kohëzgjatja e kontratës për përfundimin e studimeve do të jetë 24 muaj.
Sipas dokumenteve shoqëruese të tenderit ndërhyrjet në kampusit të universitetit të Tiranës, vijnë për shkak të shtimit të numrit të studentëve, ndërkohë që nuk ka rritje të kapaciteteve infrastrukturore në të gjitha fakulteteve të UT.
“Për momentin rezulton se fakultetet në UT operojnë me një standard shfrytëzimi mesatar 1.6 m2 për student. Ndërkohë që standardi për institucion arsimor është nga 3.8 m2- 8 m2, ndërsa standardi për fakultet është 2.5 m2 e sipërfaqes së shfrytëzueshme për student”, thuhet në dokumentet e tenderit.
Universiteti i Tiranës është universiteti më i madh publik në vend që përbëhet nga 6 fakultete të cilat ndahen ne 34 departamente. Gjithashtu Universiteti i Arteve është i vetmi universitet i këtij lloji ne Republikën e Shqipërisë.
Si pasojë e infrastrukturës së pamjaftueshme për kryerjen e veprimtarisë akademike dhe shkencore, mungesës së materialeve cilësore, lagështirës dhe të ftohtit në auditore e mungesës së laboratorëve zhvillimi i mësimit ka qenë i papërshtatshëm.
Qëllimi i këtij tenderi thuhet se është krijimi i një infrastrukture me standarde për kryerjen e një procesi mësimor të denjë, uljen e numrit të studentëve nëpër auditorë nga 25 deri 35 studentë në varësi të fushës së studimit.
Projektuesi po ashtu duhet të realizojë raportin e eficensës së energjisë për sistemet e zgjedhura.
Filloheni me /Turbinen/,ndertoni teatrin e ri dhe lirojeni /Turbinen/ dhe kthejeni ashtu sic ka qene,bile dhe me moderne ku studentet dhe shkencetaret tane te kene vend ku te bejne eksperimentet perkatese.
Përgjigju