Sallatë me panxharë
Përbërësit:
- 2-3 panxharë mesatarë
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 lugë gjelle uthull molle
- 1 thelpi hudhër
- 1 lugë e vogël majdanoz i grirë
- Kripë sipas shijes
Përgatitja:
Lajmë panxharët mirë pa ua hequr lëkurën dhe i vendosim të ziejnë në ujë me pak kripë për 40–50 minuta, derisa të zbuten (mund të piqen edhe në furrë në 200°C për rreth 45 minuta). I lëmë të ftohen, më pas i qërojmë dhe i presim në kubikë ose feta. Shtojmë vajin e ullirit, uthullën ose lëngun e limonit, kripën dhe nëse dëshirojmë pak hudhër të shtypur. Në fund shtojmë majdanozin për freski dhe aromë.
Këshilla nga Albana: Nëse e do më të pasur, mund t’i shtosh: pak djathë të bardhë të thërrmuar, një grusht arra të copëtuara ose një lugë kos.
Komente












