Përbërësit:
- 1/2 filxhan bullgur
- 1 filxhan ujë
- 2 domate të mëdha
- 1/2 filxhan qepë të njoma
- 1 filxhan majdanoz i grirë
- 1/2 filxhan mente e freskët
- 1/2 filxhan lëng limoni
- 1/3 filxhan vaj ulliri
- Kripë, piper
Për shportat e djathit:
- 2 filxhanë djathë kaçkavall i fortë
- 1 filxhanë arra të pjekura
Përgatitja:
Vendosni bullgurin me ujin në një tas dhe lëreni për 2 orë derisa të zbutet. Kullojeni mirë duke hequr ujin e tepërt. Shtoni qepët e njoma të grira, domatet në kubikë, majdanozin, menten dhe gjysmën e lëngut të limonit. Përziejeni mirë dhe lëreni në frigorifer për 1 orë. Më pas shtoni pjesën tjetër të limonit, vajin, kripën dhe piperin. Përzijeni mirë dhe lërini të lidhen shijet. Ndërkohë nxehni një tigan që nuk ngjit, hidhni pak djathë dhe lëreni të shkrijë. Shtoni sipër pak arra të grira. Kur të marrë formë krokante hiqeni me spatul, vendoseni mbi një gotë ose tas të kthyer për t’i dhënë formën e shportës. Lëreni të ftohet derisa të forcohet. Përsëriteni veprimin për të bërë 4 shporta dhe mbushini me sallatë duke i dekoruar në fund me pak majdanoz.
Komente











