Sallatë dimërore me lakër

Përbërësit:

  • ½ lakër e bardhë
  • 100 gr lakër e kuqe
  • 1 karrotë
  • 1 domate
  • 2 qepë të njoma (opsionale)
  • Majdanoz i freskët
  • Lëng limoni
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Lakrën e prerë hollë e vendosim në një tas të madh dhe e fërkojmë lehtë me kripë derisa të zbutet. Shtojmë karrotën, qepën e njomë, domaten dhe majdanozin. Rregullojmë shijen me lëng limoni dhe vaj ulliri. E përziejmë mirë dhe e lëmë 5–10 minuta të pushojë përpara servirjes. Për një shije më të pasur, mund të shtojmë pak uthull molle ose fara susami.