Sallatë me bullgur

Përbërësit:

  • 1 filxhan bullgur
  • Kastravec
  • Domate
  • Majdanoz
  • Lëng limoni
  • Vaj ulliri
  • Pak kripë

Përgatitja:

Fillimisht ziejmë bullgurin në ujë me pak kripë në raportin 1 me 2. Ndërkohë presim domatet dhe kastravecat në kubikë, i vendosim në sallatiere së bashku me bullgurin e zier. Grijmë imët majdanoz, shtojmë vaj ulliri, lëng limoni sipas dëshirës dhe e shërbejmë të freskët.