Sallatë me fasule dhe vezë të ziera

Përbërësit:

  • 2 filxhanë çaji fasule të bardha
  • 1 qepë mesatare
  • 4 degëza kopër
  • 4 degëza majdanoz
  • 1 tufë qepë të njoma
  • ½ lugë çaji kripë
  • 4 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 lugë gjelle uthull molle
  • 2 vezë të ziera
  • 4 domate qershi
  • 2 speca djegës (për dekorim)

Përgatitja:

Lërini fasulet në ujë gjatë natës. Në mëngjes kullojini. Ziejini në ujë të freskët derisa të zbuten dhe më pas kullojini. Vendosini në një tas sallate dhe shtoni qepën e prerë në feta të holla, koprën, majdanozin dhe qepët e njoma të grira imët. Shtoni kripën, vajin e ullirit dhe uthullën e mollës. Përziejini mirë. Pritini vezët e ziera në katër pjesë dhe domatet përgjysmë. Dekoroni sallatën me vezët, domatet dhe specat djegës.