Sallatë me panxhar dhe arra

Përbërësit:

  • 600 gr panxhar i zier
  • 1 limon
  • 3 lugë gjelle majonezë
  • 100 gr arra të grira
  • Thelpinj hudhre
  • Kripë, piper i zi
  • Vaj ulliri

Përgatitja:

Panxharin e zier priteni në kubikë të vegjël ose grijeni trashë në rende. Vendoseni në një tas të madh dhe shtoni hudhrat e shtypura. Shtoni arrat e grira dhe përziejini mirë. Hidhni majonezën dhe lëngun e limonit. Rregulloni shijen me kripë, piper dhe pak vaj ulliri. Përziejini të gjitha derisa përbërësit të lidhen mirë me njëri-tjetrin. Lëreni sallatën në frigorifer për rreth 20–30 minuta para servirjes që shijet të përzihen më mirë.