Sallatë me panxhar dhe makarona

Përbërësit:

  • Panxhar i zier
  • Kastravec
  • Qepë e kuqe
  • Speca
  • Makarona
  • Djathë dhie
  • Fara kungulli
  • Kripë, piper
  • Vaj ulliri
  • Uthull molle
  • Uthull balsamike

Përgatitja:

Ziejmë makaronat sipas udhëzimit dhe i lëmë të ftohen. Presim në kubikë të vegjël panxharin e zier, kastravecin, specat dhe qepën. I bashkojmë në një tas me pastat. Shtojmë djathin e dhisë të thërrmuar dhe farat e kungullit. Përziejmë vaj ulliri, pak uthull molle, disa pika uthull balsamike dhe kripë. E hedhim sipër sallatës dhe e përziejmë lehtë.