Përbërësit:
- ½ kokë lakër (rreth 500 gr)
- 1 panxhar
- 1 karotë e madhe
- 1 mollë jeshile ose e kuqe
- ½ qepë e kuqe
- 2-3 lgj vaj ulliri
- 1 lgj uthull molle ose lëng limoni
- 1 lç mjaltë ose mustardë
- Kripë, piper i zi
- Majdanoz ose koper
Përgatitja:
Lajmë dhe grijmë lakrën shumë hollë. E vendosim në një tas të madh ku shtojmë panxharin, karotën e grirë, mollën dhe qepën. Shtojmë majdanozin ose koprën sipër. Në një tas të vogël përziejmë vajin e ullirit me uthullën, kripën, piperin dhe nëse dëshirojmë pak mjaltë ose mustardë. Hedhim salcën mbi sallatë dhe e përziejmë mirë. E lëmë të qëndrojë 10–15 minuta në frigorifer para se ta shërbejmë që lakra të zbutet dhe të përthithen shijet.
Këshilla nga Albana: Mund të shtosh fara susami, arra, lajthi apo rrush të thatë për version më gourmet. Për një prekje mesdhetare, shto djathë të bardhë të thërrmuar ose djathë dhie.
Komente












